Foto-reporterja e njohur e “Der Spiegel”, Nele Gulck, i ka kushtuar një artikull vizitës së saj në disa prej fshatrave të Devollit. Gulck ka ndarë me lexuesit edhe disa kujtime të veçanta se si i ka njohur shqiptarët gjatë qëndrimit disa ditor, për të ndjekur nga afër jetën në zona të ndryshme.
Një nga veçoritë e përshkruara me kujdes në shkrimin e saj, është edhe prodhimi i rakisë së manaferrës, nga vjelja deri në zierje, ku ajo thotë se ky proces e ndihmon për të kuptuar kulturën e vendit.
Gazetarja gjermane ka zgjedhur të shoqërojë artikullin edhe me një sërë fotografish të shkrepura në fshatrat Menkulas (vendlindja e Dritëroit), Arrëzë, Sinicë dhe fshatra të tjerë të Devollit.

“Frutat më të ëmbla, kanë farat më të hidhura!”
Rakia është rrënjosur thellë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo pije shërbehet me bollëk, kudo dhe në çdo moment të ditës. Ashtu si edhe pija, zierja e rakisë këtu ka një traditë të madhe dhe të veçantë.
Çdo vjeshtë, tymi ngrihet nga “rakickat”, ndonjëherë ndërtuar në mënyrë aventureske në oborrin e shtëpisë, plevica apo kasolle.
Zierja e rakisë kërkon kohë dhe ndjek ritmin e saj: Një miks frutash mes nxitimit kur kazani i bakrit mbushet me bërsi dhe tubat vulosen me brumë dhe lecka të lagura.
Pastaj përsëri: qetësi. Një proces që ju lejon të njihni kulturën e një vendi të tërë…”, shkruan Nele Gulck në reportazhin e saj. e.r/ Dita



Nuk duket aspak dashamirese ndaj shqiptareve kjo gjermanka , qe na u cuditka se shqiptaret perdorin ne mase pijen e rakise , si pije popullore dhe qe e nxjer vete , thuajse cdo familje fshatare ! Cfar ka , per tu cuditur kaq shume ne kete qe paska zbuluar kjo plakushja shtrembaluqe ? Por , gazetaret tane , jane per te vajtuar ! Atyre u mjafton vetem fakti , se kjo gazetare e “talentuar” na qenka gjermane dhe se na paska folur brockulla per Shqiperine ! Ku eshte lajmi ketu , qe eshte vetem nje banalitet i rendomte ?! ! !
Ky na qenka treguesi me i rendesishem , qe i ka lene mbresa te thella gazetaruces gjermane , per kulturen shqiptare dhe paska mbyllur syte , per te mos pare gje tjeter !
Po per seksin,qe e kemi me te zhvilluar se rakine ne shqiptaret,pse nuk kla shkruar kjo plaka?
Jo per gje,por ne Gjermani dhe vendet nordike,ku meshkujt jane me te ftohte e impotente,do t’i bente reklame Shqiperise,qe te nxise turizmin femeror drejt Shqiperise edhe ne dimer!
Po per seksin,qe e kemi me te zhvilluar se rakine ne shqiptaret,pse nuk ka shkruar kjo plaka?
Jo per gje,por ne Gjermani dhe vendet nordike,ku meshkujt jane me te ftohte e impotente,do t’i bente reklame Shqiperise,qe te nxise turizmin femeror drejt Shqiperise edhe ne dimer!