Është ndarë nga jeta ylli i muzikës rrok në Francë, Johnny Hallyday.
Ai u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, pasi humbi betejën e gjatë me kancerin në mushkëri.
Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur bashkëshortja e këngëtarit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Jean-Philippe Smet.
Francezët e kanë quajtur thjesht “Xhoni ynë” dhe me muzikën e tij ka shitur rreth 100 milionë albume, si dhe mori pjesë në disa role sekondare në filma.
