Një sasi e madhe droge është kapur nga autoritetet greke.
Bëhet fjalë për plot 10 tonë marijuanë, që po transportohem me një anije.
Mediat fqinje raportojnë se anija me marijuanë ishte me flamur të Tunezisë.
Anija u kap në ishullin e Kretës dhe vinte nga Siria drejt Evropës.
Mjeti lundrues u identifikua nga forcat e Gardës Bregdetare.
Mediat greke raportojnë se ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe forcave të Gardës, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar 6 anëtarët e ekuipazhit.
