Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi në Bruksel Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupos.
Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate.
Në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhet se Komisioneri përgëzoi Ministrinë e Brendshme për masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar.
Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate.
“Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane. Pikat kryesore të diskutimit tonë gjatë takimit të sotëm ishin sigurisht emigracioni, kriza e refugjatëve, lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit, radikalizimit, dhe kundër krimit të organizuar”, tha Avramopulos.
Ministri Xhafaj falenderoi Komisionerin për mbështetjen që i ka dhënë dhe jep Shqipërisë.
“Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

reformat e reja realisht na kane hapur dyert me boten.
Ka nje kenaqesi te vecant kur jeton jasht dhr shikon lajme pozitive per vendin tend.
Ky floke bardhi qe kur hartoj reformen gezon respekt te vecant tek nderkombetaret.
Eeee ma bravi Shqiperia, na vjen mire edhe ne emigranteve ne Itali se e duam vendin tone
Gezojme statusin e vendit kandidat tani ndihma te tilla na duhen qe procesi i integrimit te jet sa me i shpejt.
Me ato ca shikojme dhe prekim perdite di te them qe realisht jemi futur ne vallen e vendeve europiane dhe nuk mund te quhemi me vend i dores se tret.