Deklarata e djeshme në një të përditshme ruse të kontrolluar nga shteti, në të cilën Basha shprehej se “Shqipëria është një vend në degradim të vazhdueshëm”, është dënuar unanimisht nga 93% e shqiptarëve.
Të dhënat janë siguruar ditën e sotme nga “Lexo.al”, e cila ka analizuar të gjithë komentet e lëna nga lexuesit, në të gjithë portalet që publikuan lajmin.
Lista mëposhtme e komenteve është e paedituar dhe e pafilturar. Asnjë koment nuk është eliminuar, por për arsye etike, janë shënjuar me të kuqe vetëm fjalët e rënda fyese.
Në total janë regjistruar 91 komente, nga të cilët vetëm 6 mbrojnë pikëpamjen e kryetarit të opozitës.
Pjesë dërmuese, mes tyre në masë të madhe edhe shumë demokratë, ndihen të fyer nga deklarata e Bashës në “Rossijskaja Gazeta”.
Në një shkrim të publikuar në këtë gazetë, me titullin “rekord i drogës shqiptare në BE”, Basha i bënte këtë pasqyrim vendit të tij: “Gjatë dy viteve të fundit, ekonomia ka degraduar në mënyrë të frikshme. Fluksi i investimeve ka rënë dhe varfëria është në rritje të pandërprerë. Askush nuk po e lufton korrupsionin. E vetmja gjë me të cilat merret qeveria janë trafiku i drogës dhe i qënieve njerëzore”.
“Rossijskaja Gazeta”, gazetë shtetërore e themeluar në vitin 1990, me tirazh 180 mijë kopie të shtypura në ditë dhe me mbi një milionë klikime unike në ditë në portalin e saj rg.ru. /Lexo.al









Ky njeri bastart shiti detin dhe me jo te shesi lejme.Karagjoz!
Sa qesdharake baheni.
Pritni komente per kete idiot politikan!!! gabim fatal!
Ju te gazetes drejtohuni institucionit te drejtesise nese qendrojne apo jo deklarimet e Bashes dhene gazetes ruse.Drejtesia te vendosin per ta lene te lire apo ne biruce.
Bashici,agjentiruseve,serbeve
Milloshevicit……!!!
Sa para ka marr ky m.t për të përbaltur Shqiperine.