Presidenti grek sinjal Tiranës, flet për pronat e minoritetin

Leda Hysa

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar përsëri një mesazh edhe ndaj Tiranës, gjatë deklaratave të mirëseardhjes së homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke theksuar se Athina mbështet ecurinë europiane të Turqisë, pasi beson se është në dobi të popullit fqinj turk, duke u bërë porta dhe dritarja e hyrjes së saj në BE, Pavlopoulos ka theksuar se, që kjo të arrihet, duhet që edhe Turqia, ashtu si dhe Shqipëria apo ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, të zbatojnë plotësisht dhe me sinqeritet “Të drejtën ndërkombëtare dhe Legjislacionin europian”.

“Pasi e di interesin tuaj, zoti President, edhe për të ardhmen europiane të vendeve të tjera të Ballkanit, e njëjta gjë që thashë për të ardhmen e Turqisë është gjithashtu e vërtetë edhe për vendet e tjera. Greqia favorizon perspektivën europiane të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, por ka gjithashtu parakushte për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të legjislacionit europian. Emrat që fyejnë jo vetëm historinë, por rrisin irredentizmin dhe vënë në pikëpyetje kufijtë nuk janë të pranueshme në aspektin e së drejtës europiane. Po kështu, vendet që duan të jenë anëtare të BE-së duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, të tilla si e drejta për pronën dhe të drejtat e pakicave”, tha Prokopis Pavlopoulos, president i Greqisë.

Këto janë parakushte të padiskutueshme për shtetet anëtare të BE-së, por edhe për ato kandidate për familjen europiane, nënvizoi më tej Pavlopoulos.

Share This Article
7 Comments
  • O Qirje papakari nga pakistani: Kufijet tane jane nga preveza deri te molle kuqe. E di ti ku eshte molle kuqe? Nga do ta dish ti je nga pakistani. Shqiperia nuk ka minorikar , P.O. shiko “greqin “ qe ka 5 milon shqiptare te kulluar. Bolle u mori kisha ne qafe,pranoni realitetin

  • Po le ti zbatojë Greqia e para, mqs ka demokraci te lashte dhe eshte anetare e BE. Le te jape nje shembull per te tjeret.

  • Plak matuf e I prapambetur.. Sdo harxhoja as frymen me kete fosil e jo me te vishja opingat e ta takoja..

  • Hipoktizia greke s’ka kufi! Ky kapso president që nuk i njeh fare pakicat kombëtare Na flet për të drejtat e greqishtfolësve të Shqipërisë !? Turp për Greqinë dhe Europën që duron teket greke!

  • Mos na akuzoni kot o Greker . Ne nuk po ja njofim pronat shqiptareve ketu ne shqiperi ,ju kerkoni qiqra ne hell.. Do hyme ne europe alla bolshevike. Pa njoftje e ndarje pronash ,se i kemi perlare ne politikanet per vehten tone . Me fal se harrova, shikoni edhe ju , ti ktheni pronat camerve ,pamvaresisht qe politikanet e Tiranes nuk e vene ujin ne zjarr , per keto te drejta te cameve, se nuk ju intereson.Ju faleminderit z President .

  • Pas nje entuziazmi te shkurter, nga hapja e shqiperise me boten, shpejt erdhi instikti kundershtues i kohes se enverit dhe islamo osmanizmit, kunder fqinjve . Shihni veshgjatet e mesiperm . Duhet urgjent censurimi skedimi dhe penalizimi me ekstrem, per keta vemje, qe brejne psikiken e kombit Shqiptar .

  • Pse ja varni kaq ketij ” Llalles ” greke ?! Ky eshte njeri , nga idjotet me shumice qe ka neper funksione shteterore Greqia , fqinja jone cmirezeze !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *