Xhupat me pupla janë stres për çdo femër, puplat ngjiten me njëra-tjetrën duke e kthyer larjen e xhupave në një stres.
Me ndihmën e këtij truku, ju nuk keni se pse të shpenzoni më para dhe kohë. Xhupi juaj do të jetë i pastër dhe puplat do jenë njësoj si herën e parë që ju e keni blerë.
Hapat që duhen ndjekur:
Fillimisht ktheni xhupin nga ana e kundërt dhe vendoseni të lahet në 40 gradë, me numër të ulët xhirosh dhe centrifugë minimale.
Në lavatriçe futni 2 topa tenisi. Topat e tenisit do të bëjnë që puplat të qëndrojnë drejtë dhe të mos ngjiten me njëra-tjetrën.
Xhupi juaj me pupla mund të bëhet sikur i ri, por patjetër duhet t’i ndiqni instruksionet nga videoja. Pasi ta provoni këtë metodë do të na falenderoni.
