Çfarë ndodh kur kulturat takohen dhe njerëzit kanë mundësi të shkëmbejnë mallra, kulturë apo influencojnë njeri tjetrën si asnjë herë më parë?
Kjo është tema e ekspozitës së hapur në Muzeumin e Famshëm të Çikagos e cila sjell sëbashku fakte, objekte, histori dhe për herë të parë edhe foto nga thellësitë e detit Mesdhe.
Në këtë ekspozitë të mrekullueshme të cilës i ka kushtuar vëmendje edhe media amerikane për herë të parë prezantohet edhe Shqipëria.

