Ditën e sotme është ekzekutuar me 14 plumba brenda makinës së tij, në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Sakaq, vjen reagimi i parë nga deputeti i PS Pjerin Ndreu i cili mesa duket ka patur edhe marrëdhënie miqësore me viktimën.
“Për Sander Ndoken, për vdekjen e tij të parakoheshme! Ngushëllime familjes ! U prehsh në paqe miku im”, shkruan deputeti i PS.
Aleksandër Ndoka, 48-vjeç, ishte emëruar së fundmi inspektor i IKMT në Shkodër dhe nuk rezulton të jetë me precedentë penalë.
Babai i katër fëmijëve, sipas familjarëve kishte vetëm një shqetësim; djalin e tij 18-vjeçar Samuel Ndoka i arrestuar dy muaj më parë për plagosje.
Policia ka nisur hetimet për arrestimin e autorëve.

