Ulje e temperaturave, dëborë e acar në veri të Shqipërisë

DITA Online

Ditën e sotme, pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë do të dominohet nga mot i kthjellët, por shumë i ftohtë.

Sipas meteorologëve temperaturat sot do të bien ndjeshëm. Orët e para të së dielës mbeten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët.

Përgjatë ditës, Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore.

Meteoalb paraqet edhe format e reshjeve të nisura që pas mesnatës në Veri, Verilindje dhe pjesërisht Qendra e Shqipërisë.

Forma e reshjeve dje pas mesnatës ne Veri, Verilindje dhe pjesërisht Qendra (zonat e gjelbra = shi; zonat e bardha = borë).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *