Maskat i dalin në rrugë një familjeje në Pukë, plagoset rëndë një fëmijë 5-vjeçar

anazapta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pukë, ku një familje, e cila po udhëtonte me makinë, është bërë pre e grabitësve. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafë Qelë, dy familje po udhëtonin me një furgon, por persona të maskuar dhe të armatosur u kanë dalë në rrugë dhe u kanë kërkuar të ndalojnë. Pasi burrat nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar, grabitësit kanë qëlluar me automatik në drejtim të gomave të automjetit duke plagosur një grua me tre fëmijët. Mësohet se në gjendje të rëndë është fëmija 5-vjeçar Eris Kopani, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa pjesëtarët e tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë të lehta dhe traumë psikologjike.

Pak kohë pas ngjarjes, drejtuesi i furgonit, Astrit Kopani, rrëfeu për “A1Report!” atë çfarë ndodhi. “Sapo po ngjitja dishezën, ata u kthyen nga ne duke na qëlluar nga gomat. Kur pashë çfarë ishin, unë nxitova me gjaknxehtësi. Kam ecur me shpejtësi, me gomë të rënë thuajse. Janë plagosur gruaja ime, baxhanaku Zamiri, gruaja dhe fëmijët. Baxhanaku më tha “Ec, se mbaruam!” Ata kanë gjuajtur me breshëri. Kam kujtuar se janë pasagjerë. Por kur pashë flakën e automatikut, mendova  “Çfarë po bëjnë?!”

Personat që u bënë pre e tentativës për grabitje janë familjet Kopani e Xhaferraj.  Të plagosur janë: Astrit Kopani, drejtuesit i mjetit dhe bashkëshortja e tij, Valbona Kopani, 40 vjeçe; kjo e fundit me më shumë plagë; gjithashtu, të plagosur janë  Zamir e Mirjeta Xhaferraj dhe fëmijët e tyre, Armando e Eris Xhaferraj. Armando 9-vjeçar është plagosur në këmbë, kurse Erisi 5-vjeçar në kraharor dhe krahë, pasi ai ka qenë pranë dritares.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Sic po mar vesh edhe ne rugen e kombit ka ndodhur e njejte gje me nje familje nga Ulqini e me gjith se esht lajmeruar policia askush nuk esht dukur aty ! Filluan maskat si ne 97 ten dhe deri ne shtator kushedi cpo kurdis ky kriminel qe se ka per gje te ver ndonje zjarr te ri Edi mos neglizho e as mos e nenvlehteso bishen e plagosur ! Te gjitha priti por hap syt sa nuk esht von dhe me sa shoh po fillon andej nga veriu i tij te cilet spo e kaperdijn kte realitet

  • o shqiptare po a keni sy more heeej po keta sa per sy e faqe e pranuan humbjen po popullin spo munden ta hedhin ne gjyq qe nuk i lejoje ta rjepin me tutje dhe ju kthyen metodes se mirenjohur asaj te shkatrrimit ZGJOHUNI O JU FITUES TE ZGJEDHJEVE JU LUTEM MOS LEJONI 97 NE KOHE MODERNE TE NATOS DHE EU

  • EDI RAMA KEKO NDIHMEN E AMERIKES,VENDOS RENDIN DHE QETESINE PUBLIKE ,NE SI POPULL E BEME DETYREN,TANI FJALEN E KE TI, KERKO NDIHME NGA TRUPI DIPLOMATIK ,GJENDJA ESHTE KATASTROFIKE,VENDOS RENDIN NUK PRITET SHTATORI ,BANDAT E SALIUT DUAN TE SHKATEROJNE SHQIPERINE,SALIUT I INTERESON KJO SITUATE,POPULLI ESHTE NE DORE TE KRIMINELAVE

  • Po clidhje ka me politiken kjo ngjarje o te mjere?! Ju ka bere politika si qent e Pavlovit! Sa gjynah ky vend!

  • Ore ti ndihmesi Pavlovit akoma nuk ke mar vesh qe qent e tij ishin te disiplinuar dhe kur binte zilja ju shpetonin jarget dhe ktu zilja e kutive te votimit i nderzeu keq kriminelet e pergjumur se po ju mbyllet ruga e qylit dhe cuditem si perjashton politiken ti nga kta qen te paparashikushem ! A nuk e din ti se ujku mjergull do e kjo koh trazicioni esht mjaft e voliteshme per te sjell ndonje gjurulldi te enderuar ! Maskat jan kujtimi me i hidhur i 97 tes qe desh e coi Shqiperin ne zhdukjen e saj dhe si thua ti qe ajo koh skish lidhje me politiken? Jan dy ngjarje brenda nje kohe te shkurtet pothuaj ne te njejten zon ! Kush digjet nga qulli mor Kel i fryn kosit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *