Aleksandër Ndoka, vëllai 48-vjeçar i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i ekzekutuar një ditë më parë në Lezhë, e kishte djalin e madh në burg, i arrestuar pak javë më parë për plagosje.
Burime policore shprehen se Samuel Ndoka ka marrë leje në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe do të jetë pjesë e ceremonisë mortore të të atit.
I riu do të shoqërohet në funeral nën masa të rrepta sigurie dhe pas varrimit, do të kthehet sërish në qeli.
Samuel Ndoka u arrestua lidhur me plagosjen e një simpatizanti të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit.
