Partizani dhe Teuta zhvillojnë në “Selman Stërmasi”, sfidën e javës së 14-të. Të dyja ekipet vijnë nga periudha të vështira, dhe të kuqtë do të kërkojnë patjetër fitoren, ndërsa edhe Teuta në nevojë për pikë, do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo transfertë, edhe pse me një nivel të lartë vështirësie.
Ndeshja nisi me 11 minuta vonesë për shkak se tifozët e Partizanit nuk po lejoheshin të futeshin në stadium.
Në fushë ka zbritur edhe drejtori sportiv i Partizani, Olsi Rama për ta zgjidhur këtë problem. E gjithë përgjegjësia bie mbi klubin vendas, i cili duhet t’i kishte lajmëruar tifozët, për tu pajisur me kartat e identitetit. Me rregullore ndeshja duhet të kishte filluar në orarin e përcaktuar, gjithsesi delegati Plarent Kotherja ka toleruar, duke pritur deri sa situata të normalizohej./panorama
MINUTE PAS MINUTE
23′ GOOOL Partizani 1-1. Trashi merr një asist nga Asani dhe brenda zonës nuk fal duke barazuar shifrat.
19′ GOOOL Teuta 0-1. Një mungesë përqëndimi i Atandës. Bilali lëshon një predhë nga jashtë zonës, topi grushtohet nga Alban Hoxha, por mesfushori Tarik i gjendur brenda zonës nuk fal duke tundur rrjetën.
4′ Teuta jep sinjalin e parë me Amadu Latif, sulmuesi gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.
1′ Ka nisur takimi.
