Nga dieta te operacioni në zemër, ja sekretet e Kristiano Ronaldos

Leda Hysa

Të enjten mori në shtëpi një tjetër “Top të Artë”. Është një nga lojtarët më të fortë të globit ende në aktivitet. Emri i tij është mes më të njohurve dhe të dëgjuarit në botë. Banale ta zbulosh: bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, CR7. Disi më pak banale, megjithatë, janë 10 sekretet e tij, të cilat (thuajse) kurrë nuk janë thënë në publik.

  1. Ronaldo kërcen shtatë centimetra më lart se mesatarja e lojtarëve të NBA-së, 78 deri në 69 cm ngritje në ajër: ja përse me kokë realizon shumë gola të mahnitshëm. Shkurtin e vitit 2013 kundër Mançester Junajtidit të tij goditi kokën në një distancë nga toka prej 2 metrash e 93 centimetrash, 12 mbi lartësinë e koshit në basket.
  2. Diametri i njërës kofshë të Ronaldos shënon 68 centimetra, një numër mbi mesataren e pjesës më të madhe të lojtarëve.
  3. Kur ishte i vogël në fushë e thërrisnin “abelinha” për mënyrën si lëvizte me zig-zage. Sot, ai emër i ka kaluar qenit të tij.
  4. Në moshën 15-vjeçare portugezi është operuar në zemër për shkak të një keqfunksionimi kardiak: Ronaldo ka rrezikuar karrierën futbollistike.
  5. Ka plot rite besëtytnie: hyn përherë i fundit në fushë me këmbën e djathtë. Në aeroplan ulet gjithmonë përpara shokëve, ndërsa në furgon në fund.
  6. Kristiano Ronaldo konsumon gjashtë vakte të vogla ditore me distancë 3-4 orë nga njëri tjetri për të mbajtur metabolizmin gjithmonë aktiv.
  7. Pushimi është i nevojshëm edhe për të, ndaj i ka besuar një eksperti të sektorit, Nik Litëllhejls i ka këshilluar portugezit të ndajë gjumin në 5 faza nga 90 minuta secila duke e detyruar të fikë çdo aparat elektronik së paku një orë e gjysmë më përpara.
  8. Kënaqësitë që shijon Ronaldo në lagjen Valdebebas janë “mbretërore”, siç e konfirmon amfiteatri prej 42 vendesh, ku sheh filmimet e ndeshjeve; një “kënd lojërash” e pajisur me video-game, tavolinë bilardoje e ping-pongu e madje, edhe dy simulatorë Formula 1 të ofruar nga “Audi” dhe pishinën 20 metra të gjatë.
  9. Kristiano Ronaldo ka një kockë më shumë në kaviljen e djathtë, një veçanti e 10% të popullatës së botës./Panoramasport.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *