Testi bërthamor i Koresë së Veriut, 10 herë më i fuqishëm se Hiroshima

Ornela
FILE PHOTO: North Korean leader Kim Jong Un watches the launch of a Hwasong-12 missile in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA) on September 16, 2017. KCNA via REUTERS

Dy lëkundje sizmike janë regjistruar një ditë më parë në Korenë e Veriut, të cilat besohet se kanë lidhje me testin bërthamor të zhvilluar në fillim të muajit shtator, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Institutit Gjeologjik.

Epiqendra e tërmeteve 2.9 dhe 2.4 ballë ishte në vendin ku Koreja e Veriut zhvilloi testin e saj më të madh bërthamor më 3 shtator.

Zyrtari ka thënë se lëkundjet e tokës kanë të bëjnë me zhvendosjen e kores së tokës në zonën ku është kryer testi i fundit bërthamor. “Pas testit bërthamor, korja e tokës kërkon kohë të tërhiqet plotësisht në pozicionin e saj të parë”.

Testit bërthamor i shtatorit, sipas ekspertëve, ishte 10 herë më i fuqishëm se sa bomba atomike amerikane, e cila u hodh në Hiroshima më 1945.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *