Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Centralja”, nga ku kanë arrestuar një shtetas nga Vlora.
I arrestuari është një 23 vjeçar me inicialet K.S i cili është kapur me një peshë prej 54,2 gramë kokainë e ndarë në 100 doza, pas një kontrolli në banesën e tij.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
