Kam shkruar me qindra,
s’kam shkruar një vepër,
po kur vijnë të vjelat,
gjithmonë kam dalë tepër!
Po të jesh i ndershëm,
dhe pakëz i zgjuar,
me një laps të hershëm,
emrin ta kanë shkruar!
Me një laps të hershëm,
domethënë të kuq,
dhe mendojnë se fatin,
ta kanë bërë gërmuq!
S’mendojnë dot ndryshe,
se janë kusarë,
po kush e lidh fatin,
me këta zagarë?!
Fatin një i mençur,
gjetkë ta kërkojë,
se ndryshe do mbetet,
me gishtin në gojë!
S’mund ta varësh veten,
tek një i pacipë,
më mirë i pavarur,
edhe bukë e kripë!
Më mirë i pavarur,
dhe një jetë pa frikë,
thelat e kusarëve,
të ngecin në grykë!
Se kusarët dihen,
të japin një thelë,
dhe pastaj të vihen,
të kërkojnë një pelë!
Mund ta kesh qesenë,
sa një kokërr hudhër,
po as Zoti vetë,
s’të fut dot në kudhër!
S’të fut dot në kudhër,
s’mundet-domosdo,
të më katandisë,
në formën që do!
Kush lidh me ta fatin,
do jetë krejt i gjorë,
se ata na duan,
veç për shërbëtorë!
Në stanin e tyre,
me qën të tërbuar,
ka shumë pak të ndershëm,
dhe më pak të zgjuar!
I qytetërimit,
nuk ka hyrë plugu,
aty të zënë frymën,
bajgat edhe vulgu!
Kusarët kanë mbirë,
porsi bari i keq,
o i ziu popull,
ti e di se ç’heq!
I sheh në fushata,
pamje engjëllore,
pastaj të gjithë vendin,
e kthejnë në thertore!
E presin ku mundin,
kudo marrin pjesë,
s’ka në botë kusar,
pa një thikë në brez!
Pa një thikë në brez,
në botë s’ka kusar,
po këta zorzopë,
mbajnë dhe hanxhar!
Ndaj hallet e vendit,
kurrë s’kanë të sosur,
ndaj është Shqipëria,
gjithmonë e plagosur!
Arben Duka

O Ben Duka!
Te themi,qe je i madh,
se,i madh je!…
Por dhe qe s’te duan
Plot ke!…
Ata jane te shumte,
Aq sa mund te mbushet
Nje mender hale…
Keta jane tartufet,
Dhe gjasme,”Rapsodi”
Intelektual-leshi,
dhe nje lloj Marku
xhanak persheshi…
Te kam thene o legen
mos ha shume se s te ben mire
si zagar apo nje qen
cmimin e ke shume te lire.
ik O buf, se s’ta kam ngen!,
mos ihap vetes telash…
se jam dru i holl’ per pene,
e s’jam ti,kercu i thate…
Te rish pas dylberit
eshte marezi
se te gjithe te thurin
ore bejdexhi.
Te rish pas malokut
te gjithe ti te tallin
se kujtojne te qeshurat
shokun Vat Palin.
Te rish pas kallamit
do degjoshe ti pordhe
dehur nga hashashi
ore ti i gjore.
Te rish te shikoshe
c ndodh reth perqark
mendija e shendosh
te thote sa me larg.
JENI PERSONI MA I VARUR SI KAM PA E NDIGJUAR.NJE POETARUC SERVIL QE NUK E KE SHOKUN.MOS JENI PERSER AKTIV SI DIKUR QE SPIUNOJE TE TJERT.
HANXHARIN KUSAREVE JA U DHA ENVERI
NEXHMIJA, SALIU DHE EDVIN MYTEBERI
ME HANXHAR NE DORE CDO GJE BASTISIN
BANKEN E SHTETIT DHE VOTAT I GRABISIN
ME HANXHAR E MBLEDHIN DHE HASHASHIN
KALDAJAT E PLEHRAVE MILETIT JA PERPLASIN
HAJNAT ME HANXHAR PO SHESIN KONCESIONE
LEKAT PALE I BEJNE NE BANKA DHE OFSHORE
Qe godite Salen
Bere pune te mire
Kur levdon te gjatin
Behesh faqenxire