Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, kundërshton futjen në ngërç të procesit të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Ndërsa ky term është lakuar ditët e fundit me argumentimin e bazuar në nenin 145 të Kodit Zgjedhor se kolegji duhet të kthejë kërkesat ankimore për vendimmarrje të detyruar në KQZ dhe ky i fundit në mungesë të 5 anëtarëve nuk mund ta kryejë një procedurë të tillë, Celibashi kundërargumenton duke iu referuar po këtij neni. “Situata në të cilën jemi është e tillë: është miratuar tabela përmbledhëse e rezultatit për një qark të caktuar. Kundër këtij vendimi të KQZ-së mund të ankohesh në KQZ, por KQZ-ja nuk merr dot vendim për mungesë kuorumi.
Atëherë, subjekti zgjedhor i drejtohet Kolegjit Zgjedhor dhe ky Kolegj e shqyrton vetë çështjen sepse nuk është nga ato rastet që e kthen pas në KQZ për vendimmarrje. Këtë e përcakton neni 145”, sqaron Celibashi.
Ilirian Celibashi deklaron se KQZ-ja mori një vendim antiligjor për qarkun e Lezhës, që edhe bëri kalimin e mandatit nga koalicioni i majtë tek i djathti: “Ky ankim duhet shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor që mund t’i hyjë me themel kësaj çështjeje: krahasim tabelash, hapje kutish votimi etj. Ka të gjithë pushtetin për ta bërë këtë.”
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është dakord as me opinionin e disa njohësve të ligjit apo aktorëve të tjerë në proces se nuk është Kolegji Zgjedhor që certifikon rezultatin e zgjedhjeve: “Edhe nëse KQZ-ja do të ishte e plotësuar nga pikëpamja numerike, për çështje të caktuara shkohet sërish tek Kolegji Zgjedhor.”
PS ankimon sot rezultatin e Lezhës
PS pritet të ankimojë sot në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e disa zonave zgjedhore të qarkut të Lezhës. Në ankimin ePartisë Socialiste atakohet vendimi i KQZ-së që shpalli rezultatin e qarkut të Lezhës, duke mos marrë për bazë tabelat e KZAZ-ve, por duke iu referuar tabelave elektronike të databazës së saj elektronike, rezultat që i hoqi PS-së një mandat në këtë qark.Pritet që për 10 qendra votimi të kërkohet pavlefshmëria, duke mos përjashtuar edhe rivotimin. Vendimi i disa ditëve më parë i marrë nga KQZ i hoqi mandatin socialistit Arben Ndoka dhe ia kaloi atë kandidatit të PD-së,Vasil Bicaj, ndërkohë në Lezhë mbeti i pandryshuar mandati i LSI.

E kuptoni se cfare do orekstronin keta mercenare te PD, po te kishte qene rezultati i ngushte edhe ne qarqe te tjera?
Faleminderit popull qe i lidhe duart ketyre Monstrave.