5 arsyet pse i keni sytë vazhdimisht të skuqur dhe të thatë

Pranvera Kola

Sytë e skuqur mund të nxisin një sërë pyetjesh acaruese nga njerëzit që duan të dinë nëse jeni sëmurë, keni qarë, apo pirë alkool. Skuqja e syve shkaktohet për arsye nga më të ndryshmet. Ajo është shpesh shenjë e një tjetër problemi, si: sy të thatë, mungesa e gjumit ose teprimi me alkoolin. Dr. Andrew Holzman ka zbuluar disa nga shkaktarët e skuqjes së syve.

Ju janë tharë sytë
Kur sytë janë të thatë, ata acarohen dhe inflamohen. Ky inflamacion shkakton edhe skuqje të tyre. Syti i thatë është më i zakonshëm tek njerëzit mbi 50 vjeç, megjithatë prek edhe më të rinjtë, sidomos ata që kalojnë shumë kohë para kompjuterit. “Ne nuk i kapsitim sa duhet sytë kur jemi para ekranit të pajisjeve elektronike, prandaj shkaktohet tharja e syve”, shpjegon dr. Holzman.

Keni alergji sezonale
Alergjitë mund të shkaktojnë ënjtje dhe inflamacion të syve, duke çuar kështu më skuqje të tyre.

Po mjekoheni me ilaçe të caktuara
Edhe ilaçet, si ato për gjumin, ankthin, apo ato për lehtësimin e dhimbjeve (si ibuprofeni) mund të shkaktojnë tharje dhe skuqje të syve. Këto ilaçe mund të pakësojnë rrjedhjen e gjakut tek indet përreth syve, duke i bërë ato të thatë dhe të skuqur.

Nuk keni fjetur mjaftueshëm
Nëse keni ndenjur zgjuar deri natën vonë duke parë filma ose keni kaluar gjysmën e natës duke u kthyer sa nga njëra anë në tjetrën në shtrat, sytë tuaj do të duken pas si të përgjakur ditën e nesërme. Sytë kanë nevojë që të mbyllen për njëfarë kohe, në mënyrë që shtresat e lotit të rigjenerohen dhe rimbushen. Edhe humbja e lotëve çon në skuqje të syve.

Keni shtypur një enë gjaku
Kjo shkaktohet në rastet kur kolliteni shumë, nëse keni fjetur në një pozicion të keq që ka shkaktuar shumë presion në sy, ose keni përjetuar një traumë (aksident me makinë).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *