A i ka hipur Basha gomarit mbrapsht?!

Dita

Me rastin e 27-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, Sekretarja për Organizatat Partnere në PD dhe njëkohësisht anëtare e Kryesisë,Valbona Mezini ka bërë një postim ku shpreh shqetësimin për gjendjen ku është kjo forcë aktualisht.

Në urimin e saj, Mezini shkruan “me shpirt, PD -ja ime u bëfsh mijëra vjeçe, u ndriçofsh nga mendimi i lirë dhe qëllimet hyjnore por KURRË mos qofsh si sot në këtë 27 vjetor”.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fotoja që ajo ka përzgjedhur për të ilustruar mesazhin  saj, duke zgjedhur një person që i ka hipur gomarit mbrapsht. A thua ta ketë për Lulzim Bashën, kreun PD-së?! Mezini njihet si një nga personat që kanë kritikuar linjën e ndjekur nga Basha.

Share This Article
4 Comments
  • Basha eshte Nastradini, dora vet ! Produkt politik Gjenetikisht i Modifikuar i Origjinalit Sali Berisha ! Dmth eshte GM aspak origjinal qe ne radhe te pare ka demtuar veten dhe grupin qe pwrfaqson !

  • Njeriu qe i ka hypur mbrapsht gomarit eshte naserdin dhe jo nastradin qe e shqiptojme dhe e shkruajme ne, ku emri eshte naser plus edhe ofiqin fetar te kohes din. Tingellon si gjetje dhe metafora e duhur per njeriun qe ia falen partine dhe e udheheq se prapthi.

  • Eshte krim te krahasosh Lulzim Bashen me Nastraginin.Nastradini personifikon mencurine,ndersa Lulushi idiotesine…Nastradini i hipte gomarit mbrapsh,vetem kur kishte te bente me njeres idiote si Lulushi.Ndersa Lulushi,i hip atij,gomarit mbrapsh,sa here ka perpara njeres apo zgjidhje te medha…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *