Presidenti Ilir Meta ka uruar Partinë Demokratike për 27-vjetorin e themelimit, me një mesazh të postuar në rrjetet sociale. Në urimin e tij ai thekson rëndësinë e përmbushjes së përgjegjësive nga ana e opozitës për të ardhmen europiane të vendit.
“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t’i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit”, shkruan Meta
