Trump mbështet Roy Moore, akuzohet për ngacmimet seksuale

Leda Hysa

Në prag të zgjedhjeve në Alabama, presidenti amerikan Donald Trump regjistroi një mesazh audio në mbështetje të kandidatit republikan për senatin, i akuzuar për abuzime seksuale.

Mesazhi i publikuar nga ekipi i fushatës së Roy Moore, numri një i Uashingtonit theksoi se axhenda e tij nuk do të zbatohej nëse Moore do të humbiste. Kreu i Shtepisë së Bardhë po përdor të gjithë ndikimin e tij politik në favor të gjykatësit, i cili garon përballe demokratit Doug Jones.

Trump i mëshon faktit se republikani i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat e disa grave për ngacmime seksuale, përgjithësisht në kohën kur ato ishin adoleshente. Zgjedhjet e së martës mund të ndryshojnë balancën e pushtetit në senat para zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin.

Një grua pretendon se Moore e kishte ngacmuar kur ajo ishte 14 vjeç, ndërsa një tjetër thotë se burri ka dashur ta përdhunojë. Gjatë një manifestimi të mbajtur mbrëmjen e së hënës, republikani ripërsëriti qëndrimin e tij, duke pyetur përse akuzueset kishin pritur 40 vjet para se te ngrinin akuzat.

Duke folur krah ish kryestrategut te Trumpit, Steve Bannon, përpara një turme e cila thërriste slogane pro tij, Moore citoi shpesh Biblën.

Trump e mbështeti 70 vjeçarin edhe gjatë një aktiviteti ne Florida ditën e premte, ndërsa shumë republikanë të tjerë si lideri i shumicës në senat Mitch McConnell, e kanë distancuar veten nga kandidati i partisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *