8 kuriozitete që duhet të dini mbi tatuazhet

DITA Online

1. 23 për qind e njerëzve pendohen pas tatuazhit që kanë bërë.

Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t’u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira. Pavarësisht teknikave, gjithnjë mbetet një shenjë e tatuazhit edhe pasi ai hiqet.

2. Te femrat pjesa më e preferuar për të bërë tatuazh është kyçi i këmbës, ndërkohë që te meshkujt është krahu.

3. Tatuazhet janë të ndaluara në këto tre shtete: Iran, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

4. Tatuazhi i parë në trupin e një njeriu daton mes viteve 3370 -3100 p.e.s, trupi i tij u gjet mes maleve dhe kishte 61 pika dhe vija të bëra me bojë karboni.

5. Njerëzit në Zelandën e Re janë personat me më shumë tatuazhe në botë. Kjo është kryesisht për shkak të ishujve Maori të cilët ende vazhdojnë me tatuazhet tradicionale polineziane.

6. Rekordi për seancën më të gjatë të tatuazheve ka zgjatur 56 orë e 30 minuta. Artisti, Krzystof Barnas, ka mbaruar 11 tatuazhe, dhe ka bërë vetëm 5 minuta pushim pas çdo tatuazhi.

7. Për tatuazhet në pjesën e brendshme të buzëve, duhen vetëm 3 ditë që mishi të rikuperohet për shkak të rigjenerimit të shpejtë të qelizave por njëkohësisht ato fillojnë të zhduken 1 deri në 5 vite.

8. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja “tatau” që do të thotë, “të dekorosh”. Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.

Share This Article
1 Comment
  • “8 kuriozitete që duhet të dini mbi tatuazhet”
    a me të vërtetë duhet me i dit patjetër??
    mesa di unë,vetëm me vdek DUHET patjetër,të tjerat janë fakultative(jo patjetër)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *