Të ndërtosh tunele si ai i Kalimashit apo Elbasanit është gjë e mirë , pozitive dhe dhe e dobishme, por të ndërtosh edhe dhjetëra tunele(galeri) të tjerë të padukshëm në pamje të parë, është e rrëzikshme dhe katastrofike për njerëzit dhe shoqërinë. Është fjala për tunelet e kafesë (papunësisë), rakisë(depresionit shpirtëror dhe moral), basteve(rrënimit dhe shpresës), kazinove (korrupsionit dhe zhvatjes) etj.etj, të cilat po shkatërrojnë e fundosin dita-ditës shoqërinë tonë.
Përfytyroni për një moment një rrugicë 100 m linear. Nga e Djathta e saj një kafene, një kazino,një pikë bastesh, diku në mes tyre një shkollë a Universitet privat. Nga e Majta një bulmetore, një furrë buke, një rom që shet këpucë të përdorura, fshatarë që shesin perime e fruta në trotuare, më tutje “kërnacka korçare” etj. Kontrastin midis tyre e thyejnë karrocat si triçiklat e dikurshëm, makinat me xhama të zinj me timon nga e Djathta që i bjen borive,mercedesët e vjetër gjermanë, ndonjë biçikletë ku çiklisti më tepër ecën në këmbë se hipur. E për ironi të fatit roja i kazinosë ha bukë thatë me domate e tranguj, ndërsa i riu fshatar futet pa lekë në kazino për të parë dritat magjike dhe figurat lëvizëse që të ndjellin me “epsh”, falë shkëmbimit me “klering”. Mungojnë vetëm shtëpitë publike…Ky pra është TUNELI I tmerrshëm që unë shoh përditë (dhe si për ironi të fatit “luli i bashkisë” kandidon për kryetar partie. Por edhe ju e keni parë, pavarësisht se nuk u ka shkuar mendja. E keni parë në “Rrugën e Durrësit” dhe në Durrës, në “Rrugën e Dibrës” dhe në Dibër, ne “Rrugën e Kavajës “dhe në Kavajë, në “Rrugën eElbasanit” dhe në Elbasan,në “Rrugën e…dhe… në gjithë Shqipërinë e sotme, nga Vermoshi në Konispol, të katandisur nga arrogance dhe autokracia berishiane e cila të ngjall një pezmatim e trishtim deri në dëshpërim brenda shpirtit. Ky është Alb-Tuneli ynë që do ta kishte zili edhe Agron Llaka sepse do t`i konkuronte titullin e spektaklit të tij.
Eci i dëshpëruar edhe unë në rrugët e qytetit që zgjodha të jetoja. Mijëra e mijëra të rinj mbushin baret e kafenetë plot e përplot a thuajse të ishte një ditë e dielë pushimi. Jo, është e hënë. Ora 11 e ditës.Kështu është edhe në mbrëmje.Kështu është edhe të martën , të mërkurëm ,gjithë java, gjithë muaji, gjithë viti. 23 vjet kështu. 23 vjet pushim dhe vetëm të diela.Është e çuditshme që një popull i tërë vetëm pushon, por është e vërtetë. Njerëzit të ulur grupe-grupe, të rinj tufa-tufa, çifte të “lumtur” të ulur brenda, por edhe jashtë lokaleve thithin ngadalë kafenë e zezë apo Slimsin e hollë të cilat zgjasin në pafundësi dhe shikojnë me trishtim TUNELIN e varfërisë e të papunësisë, të së ardhmes së tyre e perspektivave pa shpresë, pinë rakinë e përzier me sheqer duke parë në qelqin e tejdukshëm TUNELIN e madh të shterpësisë shpirtërore dhe të ardhmen e brezave, në pikat e basteve të mbushura plot shikojnë ekranet prej plazme duke pritur të dalë nga tuneli i stadiumit lojtari i cili do të bëjë “të lumtur” ndonjë dhe do të zhysë në dëshpërim dhjetëra të tjerë. Dhe për çudi është e hënë. Dikur të hënave nuk kishte sport . Kohët kanë ndryshuar.Sidomos për ne shqiptarët. Shumë. Ne Evropën ku duam të shkojmë për të pirë një kafe duhen 2 minuta, për të pirë një raki duhet vetëm 1 minutë, për të lojtur në kazino duhet të udhëtosh qindra km për të arritur atje. Ndërsa ne i kemi tek dera e shtëpisë, nuk ka nevojë as për urban, mjafton të na gjenden në xhep 100 lekë të reja. Shtyjmë me to gjithë ditën ,humbasim kohën e papunësisë sepse me thënë të drejtën nuk mund të shtyhet ndryshe. Shpërdorimi i kohës pa fund është meritë edhe e politikës e cila na katandisi dhe na futi një tunel pa dritë e pa drejtim. Ndërsa ne rrimë e pimë kafe e raki, rrimë e luajme në kazino e pika bastesh.Ato deri më sot janë konsideruar si vende pune, ashtu sikurse edhe universitetet, ato deri më sot janë konsideruar si vende argëtimi e pushimi sikurse kinematë që rrinë bosh,por janë në fund të fundit vende vdekjeje shpirtërore, materiale, bile edhe gjeneratash po t ë kujtojmë që shumica e atyre që frekuenton këto vende janë të moshës 20-25 vjeç d.m th. kanë lindur në vitet 89-90.
E pra këto gangrena në çdo qelizë të jetës shqiptare janë TUNELE që po e grryejnë pak nga pak shpirtin, mendjen dhe xhepat e shqiptarëve qe transferohen nga njëri xhep te tjetri duke shkuar drejt grisjes së tyre. Nuk mund të zhvillohet një vend që nuk punon, që vetëm pi kafe,ha fara luledielli, pi raki, rri në lloto apo shumë-shumë hanë ndonjë qofte. Ndërkohë që vendet e zhvilluara fillojnë punën çdo mëngjes, ne fillojmë “punën” tonë sipas hesapit tonë. Por puna është se puna nuk i ngjan “punës”, ato ecin në skaje të kundërta të TUNELIT dhe po vazhdoi kështu nuk takohen kurrë. ATA janë në tunelin e duhur ku drita gjithmonë vjen e zmadhohet, ndërsa ne jemi futur në tunelin e gabuar, aty ku drita vjen e ngushtohet, venitet dhe nuk duket më. Prandaj me fitoren plebishitare të 23 Qershorit dhe ardhjen e Rilindjes pa tjetër ne duhet të kthehemi andej nga duket pak dritë, andej ku kjo dritë u kristalizua nga vota popullore. Kuptohet që kjo dritë tani është e vogël, por në fund të fundit është dritë dhe jo errësirë e tym siç ka qënë e është akoma. Rruga nuk është e pashkelur sepse të tjerët e kanë hapur atë me punë Ne vetëm duhet të ecim pas tyre me këmbët tona , në TUNELIN me dritë ,me zhvillim, me ide e vizion. Ta lëmë tunelin që duket te kafeja e gjatë, tek rakia e(pa)kthjellët apo tek llotot që i kanë brenda të gjitha. Të zgjedhim punën, luftën kundër korrupsionit, fshatin,studimet, argëtimin evropian, jetën normale larg këtyre veseve që i kemi kthyer në nevoja . E pas një jave pune të lodhshme, të mundimshme le ta pimë një kafe me dëshirë e kënaqësi në fundjavë. Punë, punë natë e ditë që të shohim pakez DRITË-thotë Naimi. Tani e kemi gjetur TUNELIN e vërtetë dhe kemi lënë pas atë të Elbasanit.
Letër e nënshkruar: Skënder Dema, Tiranë

shume i sakte ky eshte realiteti yne.
Shkrimi eshte nje analize e sakte. Autori me shume logjike na jep nje panorame konkrte te jetes tone, qe na e beri “dhurate”qeverisja antikombetare e ketyre viteve.Por c’e do,kush pyet sot per shkrime.Pushtat e politikes qe jane trashur me gjak dhe para te fukarase, i quajne leter higjenike. Kush pyet per protesta, guxo, dil, te vrasin e s’te lene as te varrosesh, te rrahin e s’te lene as te qash! Me vjen mire qe z.Skender e mbylle shkrimin me nota optimizmi dhe besimi ne te ardhmen. Le te me fali, por une shikoj pak ose aspak drite ne fund te tuneleve, qe na jan hapur gjithe andej ne jeten tone. Ne vitin 1924 Tribuni i vegjelise Bajram Curri i shkruante Nolit, nqs don me mbajte pushtetin qite konopin per parine.Noli nuk e zbatoi amanetin e Currit, dhe pas gjashte muajsh iku me valixhe per Evrope, duke ja lene xhelatit Zog Shqiperin dhe shqiptaret.Edhe Edi Rama me ekipin e rilindjes po veproi si Noli,per tre muaj do beje qe te perseritet historia!!.