Kujdes nga këto ushqime, favorizojnë formimin e akneve

Pranvera Kola

Janë të shumta llojet e infeksioneve që shoqërojnë lëkurën, kjo në mënyrë të veçantë gjatë moshës së pubertetit. Ndër to më të shpeshta janë aknet, ose siç i njohim të gjithë, puçrrat me qelb (të infektuara).

Për fat të mirë këto lloj infeksionesh e ulin tempin e zhvillimit të tyre mbas moshës 20 vjeç, por mund të rishfaqen përsëri si problematikë në dekadën e tretë deri në të pestë të jetës. Kjo duket të jetë më e shpeshtë tek gratë, ku mendohet se prania e tyre të ketë një bazë hormonale. Lëkura është një barrierë mbrojtëse e organizmit me mjedisin e jashtëm.

Konkretisht, mendohet se disa ushqime të caktuara si: pica, ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyrë, fast-foodet mund të ndikojnë në shfaqjen e akneve, ose t’i acarojnë ato më tepër.

Ka studime të shumta që fusin në këtë grup ushqimesh edhe qumështin dhe çokollatat për kategori të caktuara personash. Ndaj për shumë prej tyre, rekomandohet edhe heqja dorë nga konsumimi i këtyre ushqimeve.

Mjekët këshillojnë që të tentoni drejt ushqyerjes së shëndetshme, e cila përfshin konsumin e rregullt të tre vakteve të plota dhe dy vakteve të ndërmjetme, të cilat zakonisht janë fruta.

Hani shëndetshëm duke përfshirë të gjitha frutat dhe zarzavatet dhe duke ruajtur raporte të drejta me produktet shtazore (konsumoni më tepër mishin e bardhë, peshkun dhe më pak mishrat e kuq.

Kujdes duhet të bëhet edhe me presionin e ushtruar nga kapelet, helmetat, fashaturat për arsye të ndryshme mjekësore, kollaret e shtrënguara fort pas qafës, veprime të cilat çojnë në përkeqësim të akneve.  p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *