Studimi: Shqipëria, me të ardhura të ulëta, por jetëgjatësi të lartë

Ornela

Rezultatet nga analizat midis vendeve të pasura mbështesin provat që tregojnë një korrelacion të rëndësishëm midis pabarazisë së të ardhurave dhe jetëgjatësisë. Pasuria ka një korrelacion me jetëgjatësinë, shkruan The Independent, sipas edhe një studimi të kryer nga Harvard Magazine.

N.q.s. prisni që vendet me pasuri më të madhe të kenë jetëgjatësinë më të gjatë, harta e mëposhtme e përpiluar nga Reddit, tregon vendet ku jetëgjatësia nuk lidhet domosdoshmërisht me pasurinë e tyre.

Logjika është se një vend që renditet në vendin e 50-të në PBB për frymë, duhet gjithashtu të radhitet në vendin e 50-të për jetëgjatësi, me pak plus minus-e.

Jetëgjatësia është një tregues bazë social, kështu që vendet që duken si të kuqe zakonisht kanë shumë para, por nuk investojnë këto para në shëndetësi ose zhvillim social.

Sipas hartës së përpiluar, është përdorur metodologjia e përdorimit të PBB-ve nominale për frymë sipas të dhënave nga FMN, ndërsa jetëgjatësia vjen nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Guinea Ekuatoriale është një shembull ekstrem i një vendi “të kuq”. Është e 51-ta në PBB për frymë dhe e 171 për jetëgjatësinë, ndër më të ulëtat në botë.

Sipas përpiluesve të hartës, Guinea Ekuatoriale do të duhet të investonte disa nga pasuritë e saj në zhvillimin e spitaleve më të mira dhe sistemit të kujdesit shëndetësor.

Nga ana tjetër, Shqipëria është 103-ta në PBB-në për frymë, e cila është shumë e varfër, por ka jetëgjatësi të shkëlqyer, në një renditje, e 37-ta në botë.

Përpiluesi i hartës në Reddit shkruan që ka një jetëgjatësi shumë më tepër në krahasim me një vend të zhvilluar.

“Ndoshta kjo është për shkak të një shpërndarjeje të barabartë të pasurisë, apo klimës së mrekullueshme, apo dietës mesdhetare, por çfarëdo që po bën Shqipëria, po e bën shumë mirë”- thuhet në artikull.

Share This Article
3 Comments
  • Ne radhe te pare prodhimi real per fryme eshte shume me i larte se ai i deklaruar……Nderkohe sistemi shendetesor,edhe pse u transformua ne biznes ,arriti te perballonte kerkesat e kohes ….Ndihma e emigranteve ndaj prinderve te mbetur ne Shqiperi eshte shume e ndjeshme …..Fakti qe akoma shumica derrmuese leviz ne kembe ,,,eshte pozitiv …Edhe ushqimi vendes ,pavaresisht problemeve ,eshte me natyral….Klima dhe natyra kane rol por jo vendimtar .

  • KETO LLOGARI DALIN, PO TE MOS NUMEROSH

    QINDRA MIJERAT QE VDESIN NGA USHQIMI I

    HELMUAR, MUNGESA E USHQIMIT.

    SE NUK KA MUNDESI NDRYSHE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *