Atentati në Orikum, policia identifikon autorët, arreston dhe shokun e të plagosurit

Leda Hysa

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Orikum të Vlorës, është zbardhur nga policia. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se nga atentati mbeti i plagosur një djalë i ri.

Nga veprimet hetimore të kryera prej policisë, ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G. Ç., 23 vjeç dhe G. B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D. B., duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Më pas, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Volksvagen”, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur “Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip “Ford Fiesta”, është konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike kanabis sativa.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjete, një mjet “Volksvagen”, i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip “Ford Fiesta”, e shtetasit të arrestuar; lënda narkotike; një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G. Ç., dhe G. B., ndërsa po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

I plagosuri, Denis Brahimi
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *