Në Beograd u luajt sot derbi mes Partizanit të Beogradit dhe Cervena Zvezda. Por ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç pritej sepse brenda sektorit të tifozëve të Partizanit ndodhi një përplasje dhe dhjetëra tifozë u plagosën.
Fillimisht u tha se sherrin e filluan disa tifozë të Zvezdës, të cilët ndodheshin në sektorin e atyre të Partizan-it, por kjo teori u hodh poshtë më vonë.
Ende nuk dihet se kush ishin tifozët që u rrahën nga tifozët e Partizanit dhe u dogjën më mjete piroteknike. Policia arriti të vendosë qetësi pas ngjarjes, por vetëm pasi disa tifozë dhe polica u plagosën dhe u dërguan për spital.
Ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi pas disa minutash, ndërsa në fund përfundoi me barazimin 1-1.
