Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë.
Sipas policisë shtetasi A.Xhika., rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
