Refugium Peccatorum

anazapta

Aleksandër Mazolli

[email protected]

 Ju lutem, gazeta Dita dhe lexues te dashur, lexoni me vëmendje sa kam perkthyer me poshte nga media italianë. Jane informacione te rendesishme qe u japin spiegim shume gjerave te lidhura me kete artikull (http://gazetadita. al/rinas-carter-arab-valixhe-metalike-dheshkelzen-berisha/) te publikuar nga Dita me 13 Korrik, 2013. Familja mund t’ia mbathi! E nisin me transferimin e parave dhe do ta perfundojne me kerkese azili nqs drejtesia e re do vendose t’i gjykoje;

‘Refugium Peccatorum’(‘Strehimi Mekatareve’)?

Po t’i hedhesh një vështrim pozicioneve të marra nga autoritetet saudite, sidomos pas fitores së revolucionit në çdo vend të rajonit, mund të mësohen disa koncepte ‘domethënese’. Më kurioz është disponibiliteti i madh i Rijadit për të pritur ish-diktatorë, ose liderë politikë me probleme me drejtësinë ose të urryer nga popujt e tyre. Diktatorët e strehuar në Arabinë Saudite apo ata që Mbreti saudit do të donte t’i strehonte janë të shumë, mjafton te përmenden vetëm më të famshmit; – Zein Al-Abedin Ben Ali, presidenti tunizian dëbuar nga vendi pas revoltës historike të jaseminit, në pushtet ndermjet viteve 1987 dhe 2011, u largua për në Arabinë Saudite me familjen e tij. Kjo edhe pse qeveria tunizine lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij dhe anëtarëve të familjes së tij, sidomos ndaj gruas së tij, Leila Trabelsi. – Hosni Mubarak, aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara, i cili u detyrua të japë dorëheqjen nga lëvizjet revolucionare në Sheshin Tahrir, më 23 mars u ftua zyrtarisht me familjen e tij nga Arabia Saudite e cila tha se ajo ishte e gatshme për t’i dhënë azil. – Eidi Amin, një njeri me pak i njohur në lajme, por diktator në pushtet në Ugandë në harkun kohor 1971-1979, autor i një masakre që shkaktoi viktima civile, është tani në Arabinë Saudite dhe gëzon mosndëshkimin. Rastet e cituara, tregojnë se ndërkohë, sauditët kanë zbuluar një biznes të madh që quhet ‘turizëm diktatorial’. Në praktikë, ata duke u ofruar azil atyre marrin gjithashtu të gjitha paratë që ata u kanë vjedhur popujve te tyre, dhe siç kuptohet, pasurohen me miliarda dollarë fonde, të depozituara në banka; në një periudhë në të cilën mungesa e likuiditetit është bërë nje problem në tërë ekonominë botërore.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *