Biri i vetëm i Kristo Kirkës (autoritet i kohës së vetë, vdekur në burgun e Burrelit më 1955), Niko Kirka, vuajti burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar, për 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi dënimin, Nikos nuk i zunë këmbët vend, duke shkuar nga një kantier në tjetrin, i ndjekur këmba – këmbës, nga fantazmat ish- Sigurimit të Shtetit.
Në fillim të viteve 90’ Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugën për në SHBA, ku ai kish lindur. Ai vendoset ne Nju Jork me familjen. Niko Kirka ka ofruar detaje tejet interesante të jetës së tij në emisionin “Jamais Vu” të Mustafa Nanos, ku ndër të tjera ka spikatur revolta e tij ndaj promovimit publik në vitet e demokracisë të njerëzve që në fakt kanë qenë të lidhur ngushtësisht me sistemin komunist, veçanërisht strukturën e sigurimit.
Ai përmend Preç Zogajn, Elsa Ballaurin për raportin hipokrit me të kaluarën e të atit, Artan Hoxhën si dhe godet fortë Amik Kasoruhon, i dekoruar vetëm pak kohë më parë nga Presidenti Bujar Nishani si “Nderi i Kombit”.
Më poshtë është shkëputur pjesa e intervistës me Mustafa Nanon ku Kirka përmend këta personazhe, sikundër nuk i ka denoncuar askush më parë publikisht.
M.NANO: …Dëgjo, të të bëj një pyetje unë. Një pyetje sintezë. Çfarë mendoni për Abaz Ermenjin?
N.KIRKA: Abaz Ermenji ka qenë në pozita të drejta.
Të drejta?
Po.
Kur ka ardhur këtu vizitë në Tiranë unë kam qenë shumë kureshtar, sepse e kam pasur dhe nga zona ime nga Skrapari. Kam marrë pjesë në një takim që ai ka bërë në Akademinë e Arteve. Ai në thelb tha që komunistët shqiptarë dhe Enver Hoxha kanë luftuar me tepër se ne. E mbaj mend gabim?
Po kur kanë luftuar, pyes unë tani. Se shiko…
Me një fjalë nuk jeni dakord me atë çfarë ka deklaruar Ermenji?
Jo. jo. T’i marrim me sira punët. Unë di që për të shkatërruar fraksionin e Sadik Premtes, Mehmet Shehu ka dërguar Idriz Seitin për ti vrarë. Idriz Seiti, ka vrarë me plumb në ballë komandantin e çetës, Xhemil Çakërri. Më pas plagosi në dorë Ymer Vangjon. Domethënë këta partizanë që kishin dalë të luftonin italianin, pushkën e parë nuk e shkrehën as kundër italianit, as kundër milicëve por kundër shokëve të idealit. Pra vranë njëri-tjetrin. Unë lexova përpara disa kohësh, një broshurë të Kostë Çekrezit të quajtur, “Plani për ndarjen e tretë të Shqipërisë”.
Kostë Çekrezi ka qenë në një kamp përqendrimi në Francë dhe ai tregon që Skënder Luarasi, Mehmet Shehu dhe Kudusi Spahiu. Kur u zu njëherë me Mehmetin, Mehmeti i tha: “Neve, ata që janë kundërshtarë të komunizmit, kemi për t’i shfarosur”. Dhe ky e pyeti: “Po sikur shumica e popullit të jetë kundërshtar?”. “Po”, – i tha Mehmeti, do t’i shfarosim. E tregoi dhe realiteti, nuk i vrau, por i shkatërroi si njerëz. E shohim këto turpet që shohim sot. Ka më turp, dalin gazetarët të bëjnë analizë dhe më del Preç Zogaj. Që ka deklaruar vetë se ka qenë agjent i sigurimit. Epo tani, të lutem tani. Ai do të na bëjë analiza? Del Artan Hoxha, e çfarë t’i them Artanit unë tani? Që e kam dhe djalin e mikut, të Ilmiut.
Të drejtën për të folur, s’mund t’ia heqim apo jo?
Jo, unë nuk i heq të drejtën për të folur. Por pashë edhe Elsa Ballaurin. Që doli e filloi të flasë e të thotë se duhen të kërkojnë falje ata që kanë bërë të tilla. Po të kërkojë falje njëherë vetë Elsa, sepse i ati i Elsës, Robert Ballauri na ka dalë dëshmitar akuze neve. Të kërkojë falje për të atin njëherë e pastaj le të dalë të flasë. Tani si mund të pranoj unë që Presidenti i Republikës, më dekoron “Nder i Kombit”, për rezistencë, Amik Kasoruhon, që ka qenë spiun. Le ta dekorojë për çfarë të dojë, por këtë nuk e duroj dot.
Këto janë gjëra të dokumentuara apo…?
Hapni dosjet, e keni të thjeshtë. Për të dokumentuar thua ti? Ja po të them unë mbi një dokument origjinal që disponoj. Po ta them me saktësi. Vjet, më 9 korrik 2012, në sallën qendrore të Akademisë së Shkencave, në orën 14:00, bëhej promovimi i librit të Uran Butkës, për tim atë, Kristo Kirkën. Atje, ishte Prof. Dr, Uran Asllani, djali i Fuat Asllanit, që kanë miqësi me këta.
Kur erdhi të merrte librin Urani i thashë: “O Uran, vëllai yt Edi Asllani më ka thënë, që kur binte muhabeti për Amik-un, yt atë, ia bënte me shenjë: “Eh mor lere atë”. E ky më thotë: “Shiko, babai e justifikonte se qe i ri”. “Këtu më qëndro , domethënë faktin që ka qenë spiun e pranonte”?, – i them unë. “Po e pranonte, por qe i ri thoshte”, – më tha. Po i ri, 17 vjeç ishte ai po 19 vjeç isha unë, më torturuan por tjetër hesap ky.
Le ta dekorojnë për çfarë të duan, për përkthime etj, por jo për rezistencë. Është fyerje more, për ata mijëra që rezistuan. A e dini çfarë do të thoshte t’i rezistoje atij regjimi për tërë jetën? Ishte torturë e përditshme, duhej njëherë të humbje identitetin tënd e të zhdukeshe midis turmës.
A nuk është pak e padrejtë të denoncosh njerëz që kanë vuajtur dhe nga presioni i kësaj vuajtje janë dorëzuar në një moment?
Shiko, për 20 vite iku, se kishte vjehrrin italian dhe rrinte atje. Për 20 vite ikte e vinte, nuk thamë gjëkafshë ne. Ama, të më dekorohet, për rezistencë kundër dhunës, atë nuk e duroj dot. Është fyerje për mijëra e mijëra të tjerë. E di çdo të thoshte t’i rezistoje atij regjimi? Ishte torturë. Sepse ti jo vetëm që nuk duhet të bije në sy, që të mos kujtoheshin ata që ti ishe gjallë, por duhet të mendoje e për gruan e të tjerë. Unë kur u martova me gruan, u martova me shkesi, ishte arsimtare. Pasi u bëmë me fëmijë e thirrën e i thanë : “O ndaj burrin, o do lësh arsimin”. E la arsimin dhe punoi 22 vite në NISH-GOMA.
Ti ke pasur momentet e tua të dobësisë? Kur ke qenë gati të dorëzohesh?
Jo, asnjëherë. E di pse? Ja po ta them. Sepse torturat kishin një gjë. Po të duroje ata 10 shkopinjtë e parë, mpihej trupi e nuk ndjeje më gjë. Më kanë çuar në buzë të varrit, as gëk e as mëk nuk kanë dëgjuar.
Vetëm se nuk është ndonjë gjë e tmerrshme të dorëzohesh në rrethana torture. Është humane dhe po të dorëzohesh, apo jo?
S’kam kundërshtim me këtë që thoni ju unë. Por ama të mos shkonte atje e të më dilte përpara duke u dekoruar “Nderi i Kombit”. Po ata mijëra të tjerë që vuajtën, atyre ç’tu themi? T’i hedhim në pleh ata? Njëherë një miku im më ka informuar për një rast në Shkodër.
Dikur një person kishte bërë një denoncim për mikun e vetë të ngushtë. Edhe këta e kishin gjetur, por nuk mund ta shpallnin, se djemtë e tij, njëri ishte inxhinier, tjetri ishte profesor, edhe të PD-së, se kështu e mendonte ai. E lanë me aq se menduan se fëmijët do kishin tronditje. Jo zotni, i thashë, ata duhet ta dinë, se të bijtë e atij që u dënuan, ku vajtën ata? Ata nuk qenë profesorë, qenë hekurkthyes, qenë muratorë. E ata ta dinin, se këtë pozitë e kishin sepse i ati kishte bërë një krim. E pastaj le ta gjykojë populli, por ka bërë një krim ama.
Intervistoi: Mustafa Nano

Nje interviste qe te kaplonte e te merrte frymen nga forca e bukuria…
Ky Nikua i shkrete qenka koqe kandari! Ky e pyet “a bie shi” ai te pergjigjet “breket jane te grisura”!Keshtu eshte kur bajga thote se mban ere te mire…
Me vjen keq qe ky Nikua ende nuk e ka kuptuar se tashme eshte koha e spiuneve. Pas kryespiunit te udb se Sali Ram Sheqere Berisha te tjeret automatikisht kane strehim poshte ombrelles se tij. Vetem ndonje qe del nga ombrella bie menjehere viktime dhe i behet publik dosja. Berisha u ben vazhdimisht presion se me ata qeverisi sot, pasi kjo armate ka nje lloj korrace publike si ish te persekutuar politik. Shikoni pseudonimet qe ka perreth. Eshte krijuar tashme psikoza se gjithçkah flitet per ta eshte veçse nje thashethem. Nuk u tutet syu fare edhe kur dikush zbulon te fshehten e tyre, si ne rastin konkret te Nikos. As skuqen dhe as nxihen fare. Thuaj sa te duash preçit, tan hoxhes, apo amikut se keni qene spiune te sigurimit. Ata vazhdojne me te njejtin intensitet te punojne per udheheqesin e tyre shpirteror saliun. kjo ndodh sepse ai eshte çadra qe i mbron, i larton, i pasuron…dhe jeten i a zbukuron. Eshte vone, teper vone qe te hapen edhe dosjet, pasi ky detashment spinesh jane rikunstrukuruar d qe te gjithe dhe kane zene njekohesisht vende dominuese ne te gjithe fushat e jetes sone. Nuk çahet trungu me nje te goditur sopate. berisha ka mundur qe ti a dale mrekullisht duke realizuar misioçnin qe i ngarkoi ramizi. Te shpetoje komunistet dhe spiunet e tyre. A ka dikush dileme per kete. Shiko strukturen e pd se si parti opozitare e cila gelon sot e vazhdimisht nga ish komuniste dhe spiune. Thjeshte eshte nje trashegimtare e denje e PPSH nen siglen e partise se opozites.
Histori te denja per filma hollivudiane.
Spiunet kane qene, jane e do te jene te nevojshem, bile te domosdoshem ne çdo sistem. Puna qendron te orjentimi, qellimi, detyrat, njeanshmeria, tendencat qe shfaqen ne mardhenje me ta. Per kete me shume e ka fajin sistemi sesa personat qe jane vene ne sherbim. Ketu duhet te dallohen dy kategori, njera qe sherben ne luften kunder armiqe te atdheut e Kombit dhe tjetra qe perdoret per qellime meskine e hakmarrje. Ne kete kuptim eshte e pa falshme qe mjafte sipune te serbit dhe grekut jane dekoruar nga Presidentet tane te pa pergjegjshem duke i trajtuar si atdhetar.
TV-te i kane pushtuar SPIUNET dhe ata therrasin vetem spiunet per te diskutuar ceshtje qe kane te bejne me permiresimin e spiunimit edhe ne demokraci.
Spiuni ka nje tipar – eshte sherbetor/servil ne cdo regjim. Do ta shihni – le qe ka filluar me Fevzo Trimin e Klanit.
Shesin dokkrra e…spinuet si preci, tan sumkapuci, elsa lesbian pride, bari falliu etj etj monstra – prandaj ato dosje duhen hapur per njerez qe duan te dalin ne publik e te perballen me gjykimin e publikut.
Ed Rama – Hap dosjet per cdo deputet e minister e deri tek drejtoret e ministrive. Spiunet JASHTE sistemit – mjaft hengren nga te gjitha anet.
Ky Zoti KIRKA eshte nje sharlatan! Mos harxhoni kohe te degjoni kete Zotni KIRKA ” qe jep udhezime” si duhet te behen gjerat ne shqiperi.
Eshte bere nje sharlatan I padegjueshem. Vetem AY I DI GJERAT dhe sipas tij Shqiperine duhet ta drejtoje NIKO KIRKA! sepse “VETEM AY ESHTE I NDERSHME DHE VETEM AY ESHTE I ZOTIT TE DREJTOJE VENDIN” Ky eshte nje BOSH – dhe mos harxhoni faqe gazete me kete sharlatan!
Osman, cili je zotrote? Nje osman dhe aq. Mbiemer ke? Ku rri? Prapa ferres? Aty rri. Kirka te tregon ku rri, ku ka qene e ku eshte..Nuk behet logjike me ju te prapa ferrave. Juve mund t’ju thuhej vetem nje llaf, por do t’u lutesha zoterinjve te gazetes te mos ma heqin: Or Osman, na hëngsh munë!.
Zoti Kirka eshte njeri i ndritur dhe me dinjitet. Ai eshte i drejte dhe eshte bir i nje nga familjeve me patriotike te Shqiperise.
Aresyeja pse po i pergjigjem komentit tuaj ka te beje jo me mungesen tuaj te dijes dhe te etikes qytetare, aq sa me arrogancen e te diturit qe ka te drejte te fyeje kedo qe i vjen permbare.
Shqiperia do te behet kur njerezia te sillet njerezisht. Fatkeqesisht, ju nuk jeni i vetmi komentues ne websitet shqiptare te cilit i mungojne keto cilesi.
Sa per informim ne pergjithesi babai i te nderuarit Kirka ka qene nje nga drejtuesit kryesore te VATRA-s qe vendosi te lere Ameriken e te kthehej per te bere atdheun. Enveri beri ate qe beri me patriotet e vertet dhe Nikua perfundoi te punonte ne komunalen e Durresit, por asnjehere nuk e shiti dinjitetin.
E njerez si ju, z. Osman, nga qe nuk e dini se cfare eshte dinjiteti, me lehtesine me te madhe neperkembni te tjeret.
Mjere ti qe nuk e di se c’ben e c’thua!
Mjaft me keto sulme ndaj njerit apo tjetrit. Te hapen dosjet, ne kuptimin qe cdo i punesuar ne administrate mbi nivelin e specialistit, pasi te filloje punen, ne nje kohe plotesisht te percaktuar, te sjelle deshmine perkatese, qe nuk ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit.Ne te kundert, kete deshmi, zyrtarisht e kerkon vete institucioni, duke bere largimin e personit nga ai vend pune. Padyshim ketu duhet te perfshihet, gjyeqsori, sherbimi i jashtem e tj. mund te kete tolerance, per ata individe, qe jane bere bashkepunetore, ne kushtet e vuajtjes se denimit, pra ne burg. Sa i takon te zgjedhurve, edhe ata ne forumet partiake, duhet te jete detyrim ligjor, publikimi i faktit te te qenit ose jo bashkepunetor i sigurimit. Pas kesaj vete zgjedhesit me voten e tyre te gjykojne.
@Amant
Plotesisht te drejte. Nje miku im ka shkruar novelen, nga me te bukurat e tij dhe te novelistikes keto vitet e fundit, me titull “Ejani, mblidhuni pseudonimet e mia” (2009). Dhe e di se cfare ngjet? E kane mbuluar me heshtje, packa se tema eshte krejt origjinale, bashkekohore dhe e shkruar mjeshterisht. Po kush thua? Ja, disa nga emrat qe permenden ketu, qe kur botojne ndonje gje te tyren, si liber etj, kane nje publicitet te hatashem, pavaresisht ne vlerat reale te librave te tyre, kane nje akces solidariteti te papare, qe eshte mbytese per te vertetat e hidhura qe po zhyten perdite, ne saje te SRB-it ne radhe te pare. Po mbeshetes kane edhe ca gazetare te faqeve akulturore, qe nxjerrin cdo dite cicat e shalet (me ose pa asetet) e bukurosheve ne faqe te para, si nje ngjarje kulturore.Te ishte Brehti, marshin e famshem do ta pershtaste “Ne jemi spiune…”
Kur te hapen dosjet po u hapen do dali ky vete apo i jati bashke me te birin spiuna me siguri.
Jo spiun do dalin te gjithe te majtett.Biles te majtet do dalin qe nga Nexhmija, Ruci ,Gjinushi ,Ramiz Alia, Enver Hoxha ,Mehmet Shehu.pra e gjithe udheheqja e PPSH do dalin antikomuniste.Komuniste ky spiuni i intervistes do te nxjerri te gjithe tregtaret ,kulaket ,te interrnuarit te burgosurit.Komunizmin sipas ketije spiuni e donte populli dhe e luftonte UDHEHEQJA KOMUNISTE.Me qe populli ishte shumice udheheqja komuniste deshtoje ne rrezimin e komunizmit deri me 1991.Shyqyr qe populli ju bind udheqejes komuniste te re me 23 qershor 2013 dhe tani jeme drejt demokracise qe aspironte Enveri me Bashkluftetaret e tije.
Niko Kirka provon se E Verteta e Plote, nuk vdes kurre…
Lojrat e Politikes, vetem e menjanojne, provizorisht, por nuk e zhdukin dot.
Duket sikur Niko le ne faj “thjesht te dosjuarit” prej Sigurimit te Shtetit Komunist, por ndjehet se atij i vjen keq per dhimbjen e te dosjuarve dhunshem…
Krimi qendron tek ata qe ushtruan dhunimin ndaj tyre, dhe tek ata qe vazhduan stafeten nen emrin e demokracise.
Nese dikush eshte dhunuar gjate asaj kohe, nuk duhet t’i sherbej akoma dhunuesve te deridjeshem, ky eshte mesazhi qe percjell Niko Kirka.
Mesazhi i pare i te vertetave te Niko Kirkes eshte se Dosjet duhen hapur per ata qe inspiruan kete sistem dhune: Organizatat baze te Partise se Punes, aty merrte rruge spiunimi; Organet e Sigurimit te Shtetit, atje formulohej dhunimi i qytetareve, qe mjerisht, ne te shumten e rasteve, vinin prej shtresave te privuara prej sistemit komunist.
Ndokush ka bere sikur ka hapur Dosjen e tij, dhe ka perfshire ne te vetem letrat qe niseshin ne ca zyra qe nuk i ben kurre keq, perkundrazi, i sherbyen per te krijuar figuren e (gjoja) disidentit, duke i siguruar fame dhe lavdi. Por, ndersa gjoja bejne publike keto letra, keta individe nuk heqin dore prej Privilegjeve dhe lavdise qe fituan prej kesaj shoqerie ne roberi per te tjeret…
Keto lodra jane mjerim i vertete intelektual dhe ne te njejten kohe, fyerje e rende ndaj atyre qe e vuajten vertete ate kohe, ose qe humben edhe jetet nen diktature.
Nese ndokush prej shtresave te munduara e persekutuara nga komunizmi, ndodhi t’i jepej e t’i nenshtrohej ketij kurthi, eshte fat i keq, por, nese me pas ka marre pjese ne te keqen e tjetrit apo te te tjereve, duhet kerkuar ndjese e thelle…
Nese vazhdojne sherbimet ndaj marresve te stafetes se komunizmit, kjo e ben dosjimin serioz, falja per me vone eshte edhe me e veshtire…
Por, asnjehere nuk eshte vone per te rrefyer ata qe ta detyruan dosjimin, asnjehere nuk eshte vone per te thene te verteten qe ndodhi…
Niko Kirka ndihmon me rrefimin e tij…
Sali Berisha nuk e permendi fare kete moment, ne Doreheqjen e tij…
Dhe ata qe nisen, deshire-mire, per te rikthyer ne emrin e saj te deshiruar Partine Demokratike, e kane per Detyre numer Nje, kete kthjellim…
Ne te kundert te shkojne e te Ri-Lindin ne Maternitetin e tyre!
Kjo eshte demokracia une mendoj Sali Berishe dhe Amerikes, Komunistet shqipetare duhet tu bejne nga nje buste qe i mbajti i pasuroj i mbrojti nuk ju fute ferra ne kembe askujt prej kriminelve qe vrane 45 vjet me rradhe dhe Saliu e mbajti fjalen percolli me shtrat topi.
E verteata nuk qendron gjithmone nga nje ane.
Le ti jepet e drejta dhe atyre qe jane denoncuar dhe akuzuar nga zoti Kirka qe te flasin.
….sa bukur e paski krasitur intervisten duke dhene vetem pjeset qe juve ju interesojne. Po per Ramen e partine e tij cfare tha?
Niko Kirka eshte burre zoteri. Nje gje e di te sigurte, se ai di shume gjera por nuk i tregon sepse eshte zoteri dhe nuk do te ndez zjarre deri ne “Olimp” me besoni. Ka nje kujtese te jashtezakonshme e di shume e shume te verteta te dekumentuara. I uroj shume shendet dhe deshiroj qe nje dite te shohin driten e botimit te gjitha te vertetat qe di.
A e dini te dashur vellezer pse ka 23 vite qe dosjet tregohen si gogol dhe nuk i hapin…(Kush do i hape dosjet po vete spiunat te nxjerrin emrat e tyre???) Nuk i hapin se jane 700 mije spiuna ne monizem dhe pa llogaritur ketu qe kishte raste qe babai e i biri te kishin karten e fuksit,kurse tani i kane kaluar 1 milionet cdo komshi eshte spiun,njeri ne treg ruante cantat e grave dhe vete ate te ziun e vidhnin dhe ishte spiun pa leke…Nje nga aresyet qe humbi PD ishte qe perdite ne tv dilnin ish-spiunat dhe benin moral per qeverine me te korruptuar ne afrike (europen ta shihni me dylbi) dhe me antishqiptare te te gjithe historise shqiptare ,shqiptaret qe kane qene fuksa te 1200 lekeshit duan 7 breza te pastrohen nga te qenit ish-spiun
Dhe kujtoni pak, që në fushatën e Lul Bashës në 2011-ën, të gjithë fotografitë e mësipërme mbanin anën e tij. Rastësi?! Jo. Tani po na del se qenka punë dosjesh! Ka dhe të tjerë që mbanin anën e Bashës, po që z. Kirka nuk i përmend. E pra qenka zanati i spiunit që i mbledh të gjithë nën një çati!
Po hapini të shkretat dosje të partisë, se nuk kanë qenë të gjithë anëtarë partie, nuk kanë pasur të gjithë teserën e partisë. Po të paktën me hapjen e dosjeve, do bëhet dhe një seleksionim i llogjikshëm mbi figurat që na janë bërë sinonim i televizioneve! Me këtë rast bëhet dhe një rinovim figurash dhe ripërtëritje e vlerave qytetare pa spiunë! Tani ky brez po del në pension, kështu natyrshëm vjen dhe koha e zëvendësimit normal të tyre. Por ama çdo gjë e së kaluarës duhet të thuhet me emrin e vet.
Mos kini frikë nga gjykimi i popullit. Populli di të gjykojë drejtë, di të dallojë qartë spiunin me detyrim nga spiuni me dëshirë! Por ama spiuni mbetet spiun dhe nuk mund të dekorohet! Këtë populli nuk e ha! Dekoratat “Nder i Kombit” nuk i cakton partia, por historia, kontributi i shkruar me mund e djersë! Por kur dekoratën ta jep partia, kjo përkthehet si shpërblim për kontributin që i ke dhënë partisë diku apo dikur. Po të shohësh të gjithë figurat e fushatës së Bashës, kanë marrë “shpërblimet përkatëse” sipas kontributit!
Të gjithë spiunët të evidentohen dhe të merret vesh njëherë e mirë se në administratën shtetërore, nuk puth më këmbë spiuni! Në asnjë nivel, që nga specialisti më i thjeshtë deri tek titullarët! Spastrimi administratës, nuk mund të quhet kur le spiunët të livadhisin për qef në korridoret e shtetit si të ishin në mjedise partiake. Partitë le ti mbajnë spiunët po të duan, por administrata shtetërore që ne pretendojmë të ndryshojmë, kurrsesi nuk mund të mbajë në sistemin e saj, struktura spiunësh të paguar nga partitë. Ky do ishte absurdi më i madh i RILINDJES, në se vërtetë pretendojmë një gjë të tillë.
Une qe shkruaj jam e bija e nje te burgosuri politik(16vjet burg ne Maliq e Burrel) 1947-1963
zoti Kirka me lejoni t’ju them se perbaltja e figures se z.Kasoruho…duke ju dashur te perdorni argumenta te tipit llafe pazari apo gojedhena te c’do lloji si psh bisede me z.Asllani, nuk me duket korrekte. sidomos ne raport me kete te fundit.
personalisht mendoj se me shume mund te jete xhelozi (skraparliiu) per mos marrjen e nje dekorate per rezistence nga ana e juaj (qe me siguri e meritoni)
Fan S. Noli.
Hall i madh me skraparline
ka rrezik te hash dhe dru
dy ministra le te rrine
pavarsisht se jane pa tru.