Miratohet logoja kombëtare për “Vitin e Skënderbeut”

Ornela

Tashmë është miratuar logo kombëtare nga Komisioni Shtetëror për organizimin e veprimtarive lidhur me “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Loga e miratuar është një reflektim i emblemës së familjes të Kastriotëve ku paraqitet një yll me 36 rreze nga të cilat 6 janë rreze më të mëdha. Ylli është me ngjyrë të kuqe ndërkohë që në brendësi ndodhet shqiponja dykrenore e stemës së Kastriotëve.

Rreth yllit nga jashtë shkruhet : “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT-2018”, me shkronja kapitale.

Logo paraqitet edhe në dy variante të tjera ndërkohë që do të përdoret në shumë institucione si:

-Dekretet e Presidentit të Republikës

-Vendimet e Kuvendit të Shqipërisë

– Aktet e Këshillit të Ministrave

– Urdhrat dhe udhëzimet e Kryeministrit

– Urdhrat dhe udhëzimet e ministrave

-Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit dhe ministrave;

– Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kuvendit;

– Vendimet e institucioneve të qeverisjes vendore;

– Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve tëinstitucioneve të qeverisjes vendore;

– Urdhrat dhe udhëzimet e rektoratit të universiteteve;

– Dokumentet e krijuara nga autoritetet publike;

Share This Article
1 Comment
  • Po me ngjan shume me ate ‘yllin’ e erdoganit… turp te keni qe Gjergj Kastrioti turperohet keshtu.
    Sa te pamundur e keni te beheni njerez, barabare pushtues ngelet perhere.
    Mallkimi vazhdon te na ndjeke si komb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *