Shifra të frikshme ato të numrit te personave qe humbasin jeten të ekzekutuar çdo vit në vendin tone.
Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990. Referuar statistikave, 6348 persona janë ekzekutuar që prej vitit 1990.
Që nga 1 janari deri më sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë territorin e vendit.
Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje.
Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë.
Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena.
Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind.
Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.
VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRI
VITI 1990/ 129 të vrarë
VITI 1991/ 205 të vrarë
VITI 1992/ 251 të vrarë
VITI 1993/ 268 të vrarë
VITI 1994/265 të vrarë
VITI 1995/ 210 të vrarë
VITI 1996/ 248 të vrarë
VITI 1997/ 1542 të vrarë
VITI 1998/ 573 të vrarë
VITI 1999/ 496 të vrarë
VITI 2000/ 275 të vrarë
VITI 2001/ 208 të vrarë
VITI 2002/ 179 të vrarë
VITI 2003/ 144 të vrarë
VITI 2004/ 119 të vrarë
VITI 2005/ 131 të vrarë
VITI 2006/ 87 të vrarë
VITI 2007/ 103 të vrarë
VITI 2008/ 88 të vrarë
VITI 2009/ 82 të vrarë
VITI 2010/ 118 të vrarë
VITI 2011/ 124 të vrarë
VITI 2012/ 126 të vrarë
VITI 2013/ 107 të vrarë
VITI 2014/ 98 të vrarë
VITI 2015/ 54 të vrarë
VITI 2016/ 71 të vrarë
VITI 2017/ 47 të vrarë

Shume te vrare ! Pse law shume ? Vetem 1997 3000 te Vrare! Keto vrasje tregojne se faji kryesor eshte I atyre qe kane administruar Shtetin. Paaftesi e padiskutueshme e klases politike qe u mor me shume me politik boshe sesa reforma, po thuajase 7000 vet te ekzekutuar, nuk I vrau as komunizmi ne periudhen e vet me te eger pas clirimit !
Dhe qeni i birit te qenit shpellari i Vicidolit pasi mbolli faren e mallkuar te vellavrasjes midis shqiptareve rron e mbreteron ne kete ferr te vertete qe quhet Shqiperi.A ka zot qe e le kete mortje gjalle apo edhe zoti eshte korruptuar nga kjo bishe e pashpirt.
Keto shifra te llahtarshme , te jene nje kembane alarmi per banden komuniste ,ku perqindjen me te madhe e mbajne vrasjet posacerisht per pronat . Pervec vrasjeve, ne si popull jemi te denuar tre here ,dhe NR i kemi paguar miliona ne euro nga gjykata e STRASBOURGUT ,kondra shtetit shqiptar anti prone ,Me taksat tona te kokpalareve dhe NR 2 pengon invesitore te huaj serioze ,dhe NR 3 mos harrojme ,ndalohet edhe vjedhjet e truallve sidomos ne bregdet , nga banda komuniste ne fuqi ,sot e 26 vite ne menyren me briutale dhe duke betonizuar bregdetin dhe shkaterimin e natyres ,ku zoti na i ka dhuruar dikur te bukur. Por sot????!!.
PS .. Jane te bllokuara sot e 8 vite dosjet ne strasbourg ,mbasi keta bandille te pa pergjegjshem ,i jane lepire na lini kohe se do i ndajme pronat pronareve,dhe po te hapin rrubinetin Strasbourgu ,dihet falimentimi i shtetit shqiptar pa kushte ,me keq se lufta. . E mbyll prap me keto fjalle .
KEMBANE ALARMI PER Z RAMA:
Ju lutem gazete e nderuar jepen koment…tim . Te ndihmojme kete te pa pergjegjshem ,edhe ky njelloj si paraardhesit e tjere ,para tij eshte , me pike e presje . .Po na mer ne qafe te gjitheve…
Berisha ne litar. SHkaktari kryesor i ketyre vrasjeve.
E nderuar Gazeta Dita !
Ky eshte lajmi me ogurzi per ne lexuesit e rregullt te gazetes. Kjo eshte nje shifer e llahtarshme, qe deshmon katercipisht se bota e krimit vazhdon te gjendet komplet jashte kontrollit.
Te nderuar gazetare !
Ashtu sic nuk ngurroni te publikoni here pas here listat me emrat e perfituesve te legalizimeve te ndertimeve pa leje, kontaktoni personat me akses dhe kushtojini pak rendesi dhe publikimit te emrave te shqiptareve te ekzekutuar gjate DEMOKAOTIZMIT.
STOP (invisible) CIVIL WAR !!!
Imagjinoni cfare efektesh psiqike kane keto vrasje tek familjet e tyre dhe shoqerine shqiptare ! Nje drame e vertete. Tragjike per nje popullsi te vogel sic eshte populli yne ! Rreth 7000 vete te vrare! Skanadaloze !I urrej politikanet e tranzicionit te pakten brezi I vjeter duhet te japin dorheqjen ! Te largohen nga syte e popullit sepse jane nje trup kanceroze per shoqerine shqiptare, boll me u tallen dhe zhgaraviten ne podiume e Parliamentit 7000 te vrare egzekutuar, duhet jene me shume …