Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, mbajtja e peshave të rënda, gjumi i parehatshëm, apo dhe sforcimi gjatë aktivitetit fizik janë disa prej arsyeve kryesore, të cilat çojnë në shfaqjen e dhimbjes therëse të shpinës.
Një dhimbje, të cilën me siguri e keni provuar të paktën një herë në jetë.
Por, në rast se nuk paraqisni inflamacion të shtyllës kurrizore, ju propozojmë recetën e mëposhtme. Ju nevojiten 1 çorap najloni, 1 çorap pambuku, 2 gota uji me oriz të pagatuar dhe një lidhëse për çorapet.
Mbushni çorapen e najlonit me oriz dhe pasi ta keni lidhur mirë, futeni në mikrovalë për 3-5 minuta në temperaturë maksimale. Më pas çorapen e najlonit futeni brenda çorapes tjetër dhe e vendosni për disa minuta në atë pjesë të shpinës ku keni dhimbje. /Living
