Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar ashpër skuadrën e Këlcyrës.
Ndërkohë, Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu për kërcënim, nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me një vit pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 lek.
Lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberi, Renis Spahiu, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me përjashtim përgjithmonë pjenga çdo aktivitet futbollistik.
Lojtarët Fatjon Sakollari, Meleq Xhakollari, Fredi Kamberi dhe Kristi Koshi dënohen me 1 vit pezullim nga aktiviteti.
Komisioni ka gjobitur me 100 mijë lekë Vllazninë për incidentet e ndodhura në ndeshjen ndaj Tiranës, si dhe ka pezulluar me dy ndeshje lojtarin e shkodranëve, Ardit Krymi.
Po ashtu, edhe Hoxhallari i Tiranës është ndëshkuar me po kaq ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.
