Emisioni “Java” në RTSH dhe JavaNews zbulojnë videon ekskluzive të masakrës së Lushnjes ku mbetën të vrarë shtetasit Jurger Hoxha, 26 vjeç dhe Zamir Latifi, 26 vjeç. Dy të rinjtë u ekzekutuan në vendin e quajtur “Shëtitorja e Palmave”në 11 tetor nga shtetasit e shpallur në kërkim tashmë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.
Në videon e siguruara nga “JAVA” shfaqen momentet kur mjeti i autorëve të krimit ndalon para llokalit ku ndoheshin viktimat dhe hapin zjarr me breshëri. Ndërkohë, në video duket edhe momenti kur largohet me shpejtësi njëri prej shokëve të viktimave i cili arrin të shpëtojë. Pas breshërisë së armëve, mjeti i autorëve tip Benz ngjyrë gri (me rreth të kuq) duket teksa largohet me shpejëtsi. Ndërkohë, në momentet e krimit, kalimtarët e rastit që largohen nën panik.
Zamir Latifi ka qene i pari që ka pikasur atentatorët dhe ka thirrur: “Largohuni se po na vrasin”. Në këtë momentet 26 vjecari ka vrapuar, por 10 plumba e kanë kapur nga pas. Ndërsa Jurgen Hoxha është shënjestruar dhe mbi të është zbrazur i gjithë karrikatori i “Kallashnikovit”. Sipas dëshmitareve në vend ngjarje, ndaj viktimave është qëllua me tre armë “Kallashnikov”.

sikur kjo video
dhe mijra si kjo te cfaqeshin
ne 1 dhjetor 1991
nuk do kishte as parti demon kratike
as serberishe as ilir muta,,as lul bashizem dhe as enverofagos me emrin edi taqi rama
dhe asnje emer apo surrat ambasadori nuk do cfaqej ne shtypin shqiptar non stop 24/24 ore
nuk them lavderime per kohen e enverit
por nje tas me groshe apo trahana te shkonte rehat ne bark
rip albania