OSHEE në Tiranë ka dërguar për ndjekje penale 18 abonentë, gjatë 1722 kontrolleve të përbashkëta me policinë e shtetit.
Nga këto kontrolle, 300 verifikime janë kryer në biznese Nga akt-konstatimet, në prani të policisë gjyqësore, 18 abonentë, ku gjysma ishin biznese, rezultuan se kishin shkelur ligjin, duke vjedhur energji elektrike përmes lidhjeve të dyta, jashtë sistemit matës dhe rilidhjeve pas ndërprerjes si debitorë.
“Kontrollet do të vijojnë, gjatë gjithë 24 orëve, madje duke shtuar verifikimet, sidomos mbrëmjeve, ndaj askush të mos mendojë për tolerim, por të zgjedhë rrugën e drejtë dhe ligjore të pagesës së konsumit të energjisë, dhe të konsultohen me zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për detyrimet dhe skemat lehtësuese”, tha Klevis Jahaj, drejtor i drejtorisë Rajonale Tiranë të OSHEE.

Se… sot erdhen edhe te pallatet Agimi..dhe megjithese eshte bere ne Portal te OSSHE-se denoncim se ne shkallen 3 ap 5 biznes sherbim stomatollogji.,dhe ap 8, shtetasi B.B vjedh nga pompa e shkalles dhe bllokon celesin e pompes dh per cudi..nuk bene asnje verifikim
SHume mire,u lumte juve qe paski bere keto kontrolle dhe kini mare keto masa!P kur OSHE vjedh konsumatorin,familjar, duke i ngarkuar pa te drejte 100,200 e me shume kilovat,sic ndodh ne OSHE e DURRESIT ku shume qytetare thone qe keta zoterinj i bejne keto veprime per te mbuluar vjedhjet.Ne Durres ky fenomen eshte shume shqetesus dhe si jep njeri zgjidhje,dhe ske ku ankohesh sepse ska nje numur telefoni ose adrese interneti qe te dergosh ankesat.Kujdesi ndaj klientit eshte kthyer ne -Merja shpirtin klientit!.