Fundi i erës Merkel

DITA Online
Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU,M) verlässt am 13.12.2017 in Berlin i im Jakob-Kaiser-Haus das Spitzentreffen von Union und SPD. Die Partei und Fraktionschefs von CDU, CSU und SPD trafen sich, um mögliche Sondieungsgespräche vorzubereiten. Foto: Maurizio Gambarini/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

 

Kohës së Angela Merkelit në Gjermani po i vjen fundi. Kështu shkruhet në një editorial të revistës së njohur “Spiegel” me autor Dirk Kurbjuweit.

Autori përdor edhe një term të posaçëm: Merkelizmi, i cili përkufizon një periudhë dhe model qeverisjeje në Gjermani dominuar nga konsensusi i përgjithshëm, qetësia dhe mbi të gjitha stabiliteti. Në 12 vjet me radhë këto kanë qenë tiparet e Gjerrmanisë politike duke reflektuar një frymë sigurie edhe në Europën e trazuar nga kriza financiare e vitit 2008 dhe kriza e refugjatëve e vitit 2015.

Tani Merkelizmi është në fund dhe sipas Kurbjuweit, për këtë ndikon edhe fakti se ai konsensusi social që ekzistonte në Gjermani nuk është më. Kriza e refugjatëve ka qenë një pikë kritike në këtë drejtim dhe ajo përçau vendin duke evidentuar si faktor populistët e djathtë. Vendimet e kancelares kanë goditur autoritetin e saj dhe sipas autorit kanë ripërmasuar perceptimin për vijimin e saj në pushtet.

“Synimi i Merkelizmit ka qenë të qetësonte vendin, por poitika e refugjatëve dhe humbja e kontrollit që pasoi nxitën irritim. E shtyu vendin drejt një prej periudhave më të paqëndrueshme. Problemi më i madh i Merkelizmit ka dalë së fundmi në sipërfaqe dhe ai është Merkeli vetë. Ajo asociohet tani me një fund dhe jo me një fillim të ri…Nëse  Merkel është kaq e lidhur me stabilitetin atëherë ajo duhet të jetë e aftë të shohë se vendi nuk dontë përfitojë nëse ajo arrin apo kalon rekordin e Helmut Kohl për të qëndruar 16 vjet në zyrë. Edhe Merkel po ashtu duhet të të nisë të imagjinojë të ardhmen e politikës në Gjermani – një të ardhme pa Merkelin”, shkruan Kurbjuweit.

Editoriali vë një bast me zhvillimet e afërta politike në Gjermani duke nënvizuar ndër të tjera se përtej të gjithave, Merkel nuk ishte e aftë për reforma të mëdha.

Share This Article
4 Comments
  • Me gjithë atë, z.Merkel është rrezatuese, e aftë , dhe e domosdoshme të udhëheqë edhe për një periudhë tjetër GJERMANINË ,si për unitetin e BE-së dhe stbilitetin të Gjermanisë ,ashtu edhe për zgjerimin e europës bashkuar.

  • Problemi i rrefugjateve ,SirIane …Ka me se te drejte ,shkruesi i kesaj gazete …Me gjithe se edhe ky nuk e nxjer koken ….Por ??
    Fshihen shume pislleqe ,poshte tapetit ..Kush , dhe pse i ka hedhur keto mbeturina ? I ka pranuar pa dashje ,me dashje ,apo i pelqejne plehrat ? Koha do i thote e i sqaroje me vone , jane te nderlikuara e te thella, jashte mase momentalisht. …Por pergjegje nuk do kete ,as edhe nje here me shkrim , por me goje ,ose me hamendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *