Vetëvritet me armën e të atit djali i ish-kryeministrit turk

Dita

Djali i ish-kryeministrit të Turqisë, Mesut Yilmaz, i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike. Mediat turke raportojnë se 38-vjeçari Yavuz Yilmaz ka kryer vetëvrasje, ndërsa është gjetur i mbuluar në gjak në banesën e tij.

Lajmi për vetëvrasjen e biznesmenit është konfirmuar nga autoritetet turke, të cilët sqarojnë se ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Beykoz të Stambollit. Raportohet se djali i madh i ish-kryeministrit është qëlluar me plumb në kokë me armën e të atit, ndërsa është vënë re nga shërbëtori i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, prindërit e viktimës, ish-kryeministri turk dhe bashkëshortja e tij, ndodheshin në një vizitë në SHBA, kur u njohën me lajmin e tmerrshëm. Ata janë kthyer menjëherë në Stamboll për t’i dhënë lamtumirën të birit, ndërsa nuk dihet ende kur do të zhvillohet ceremonia mortore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *