Elbasan, kamionçina përplas për vdekje 65 vjecarin

Leda Hysa

Një 65 vjecar me inicialet Z.N ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë në në Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është 54 vjeçari Shefqet Rama banues në Elbasan i cili është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë: Shefqet Rama, 54 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, duke drejtuar mjetin tip benz kamioçinë ATP, me targa EL 8223B , është përplasur me një kafshë pune, të cilën e tërhiqte Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan.

Z.N., është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *