Policia ka arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Sarandës një 44-vjeçar, pasi akuzohet të jetë autor i vjedhjeve të shumë makinave.
Burime nga policia e Sarandës bënë me dije se bëhet fjalë për Aleksandër Qarrin, lindur në Novoselë e banues në Tiranë, i dënuar me parë.
Qarri, i njohur si Gim Lepuri, dyshohet për 110 vjedhje makinash në Tirane, 7 vjedhje makinash në Vlorë dhe 5 vjedhje makinash ne Sarandë si dhe vjedhje ne Itali.
Mësohet se arrestimi i tij u krye dje në Sarandë ne orën 22:30.
Po ashtu, thuhet se nga data 1-17 dhjetor ka thyer 5 mjete ne Sarandë, ndërsa dyshohet se vidhte kryesisht kasetofona qe i shiste tek një servis ne Tirane.
Ne Sarande vinte te shtunën në darkë, dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit, vidhte dhe nisej me autobus në 5 te mëngjesit për Tiranë.

Sa shpejt e ka kapur policia!? Sa u be gati te vidhte makinen e 123, fap e kapi!