Gjokë Dabaj
Mënyra se si i serviloset Mustafa Nanoja gazetës sërbe Danas, është e neveritshme. Duket sikur kërkon të jetë “i hapur” (dhe e thotë me gjysmë zëri), por është kokrra e frikacakut që s’është në gjendje të thotë hapur as edhe një të mijtën e të vërtetavet. Duket sikur kërkon të shfaqet “objektiv”, por të gjitha përgjigjert e tija janë shtrembërime subjektivë të të vërtetavet, të cilët ndër shqiptarët (e kthjellët) ngjallin indinjatë e revoltë, ndërsa ndër sërbët (e khjellët) krijojnë heshturazi ndjenjën bezdisëse të përçmimit.
Mirëpo, intervista nuk është bërë për të kthjelltët. Intervista është bërë me qëllim që mendjet e turbullta, që fatkeqësisht nuk janë të pakta, të turbullohen edhe me shumë.
Me qëndrimin që ka mbajur në atë intervistë, Mustafa Nanoja e ka poshtëruar kombin e vet, e ka poshtëruar profesionin e gazetarit, por, mbi të gjitha, e ka poshtëruar vetëveten si njeri. Krijon përshtypjen sikur është nën torturë. Nuk është aspak i lirë dhe aspak krenar. I mbërthyer prangash të servilizmit, por edhe të injorancës, ai nuk është në gjendje të formulojë as edhe një fjali dinjitoze si njeri, le më si gazetar apo si njëri nga “përfaqësuesit” e inteligjencës shqiptare.
Janë mijëra shqiptarë të cilët u janë nënshtruar torturave më çnjerëzorre nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, por nuk kanë bërë para hetuesvet deklarata kaq përulëse. Lexojini procesverbalet e hetuesive dhe do të shihni çfarë heronjsh kanë qenë ata vajza e djem, shpeshherë jo më të mëdhenj se njëzetvjeçarë, mbajtur nëpër qelira me muaj e me vite! Ndërkaq, ata të burgosur që shpreheshin para hetuesvet, para prokurorëvet dhe para gjyqtarëvet, kështu siç po shprehet tash Musafa Nanoja para gazetës Danas, quheshin qyqarë. Quheshin mjeranë dhe mëshiroheshin prej të njohurvet. Por Mustafai nuk është burgosur, as nuk është rrahur! Kjo është çudia dhe kjo bën që Mustafait të mos i mjaftojnë as epitetet qyqar e mjeran!
Mustafai ynë është një servil vullnetar. Ai, me sa duket, vdes për t’u hyrë qejf pushtetarëvet sërbë dhe s’i shkon fare mendja që shumë lexues serbë pjerdhin me gojë kur i lexojnë të tilla deklarime.
“Midis rreshtavet kam pikasur një qëndrim disi kritik të Zoranit ndaj zëravet që përpiqen të mbajnë gjallë iluzionin se asgjë nuk ka ndryshuar, se Kosova do të mbetet e Sërbisë. Ndërsa unë nuk jam ndalur te kjo çështje.” Pra Mustafai nuk është ndalur te çështja nëse Kosova do t’i mbetet Sërbisë! Mustafait aq i bën, mbetet apo jo Kosova nën Serbinë!
Megjithkëtë, ai më poshtë do të japë edhe “orientime”: “Një Kosovë (me kufijtë e sotëm) vetëm për shqiptarët nuk mund të ekzistojë… Kosova është edhe e sërbëvet të saj.” Kështu, simbas Mustafait, një Kosovë me mbi 90% shqiptarë nuk mund të jetë vetëm e shqiptarëvet, por duhet të jetë “shtet e shoqëri… me garanci të plota për respektimin e pakicës sërbe”.
E para, duket sikur shqiptarët e Kosovës nuk u paskan dhënë “garanci të plota” sërbëvet për t’i pasur të gjitha të drejtat që u takojnë si pakicë dhe u dashka Mustafai t’ua bëjë këtë vërejtje bashkëkombavet “keqtajtues” të sërbëvet! E dyta, bie në sy që Mustafait as që i shkon mendja të kërkojë “garanci të plota” psh edhe për romët, boshnjakët apo malazezët që gjithashtu jetojnë në Republikën e Kosovës. E treta, Mustafai kërkon “garanci të plota” për pakicën sërbe, por nuk guxon apo ndoshta nuk i shkon mendja të bëjë krahasimin psh me algjerianët që jetojnë në Francë apo me disa miliona turq që jetojnë në Gjermani. Algjerianët në Francë gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë, turqit e të tjerë imigrantë gëzojnë në Gjermani të gjitha të drejtat që u takojnë. Ç’të drejta më shumë duhet të kenë sërbët në Republikën e Kosovës?!
Mustafai po thotë që “Kosova është edhe e sërbëve të Kosovës”. Edhe unë ashtu po them: Kosova është edhe e atyre sërbëve që kanë lindur dhe që jetojnë në Kosovë. Mirëpo, mbasi të kemi thënë kështu, le ta bëjmë një paralelizëm të arsyetueshëm. SHBA-ja është edhe e anglezëvet të SHBA-së. Por anglezët e SHBA-së kanë luftuar me armë kundër ushtrisë kolonizuese të Anglisë. A e njeh këtë fakt Mustafai?! Sa sërbë të Kosovës u rreshtuan në radhët e UÇK-së?! Sa sërbë të Kosovës luftuan me armë kundër policisë dhe ushtrisë sërbe, polici dhe ushtri të ardhura nga Sërbia?! Sa deputetë sërbë të Kuvendit të Republikës së Kosovës po thonë sot: Ne jemi sërbë të Kosovës. Sërbia duhet ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sërbia nuk duhet të ketë pretendime, as për Mitrovicën e Veriut dhe as për ndonjë pjesë tjetër të këtij shteti dhe Sërbia nuk duhet t’u japë rroga sërbëvet të Kosovës, me qëllim që ata të vazhdojnë të sillen si kolonizatorë në Kosovë. Nuk po flas për “deputetët” që i ka caktuar Ahtisari që nga Finlanda. Po flas për deputetët që janë zgjedhur prej atyre sërbëve që kanë lindur në Kosovë dhe që jetojnë në Kosovë.
Derisa po flasim për SHBA-në, le ta bëjmë edhe një paralelizëm tjetër. Në SHBA jetojnë miliona zezakë dhe SHBA-ja është krejt natyrshëm edhe e zezakëvet të SHBA-së. Madje puna arrin deri atje, sa ndonjëri prej tyre bëhet edhe president i SHBA-së. Po në qoftë se ata zezakë, prurë dikur në Amerikë si skllevër, çohen një ditë dhe thonë që SHBA-ja është “Afrikë e Vjetër” dhe, rrjedhimisht, SHBA-ja është pjesë e Afrikës?! Mustafai ynë nuk duhet të harrojë se fjala sllav vjen nga sclavus dhe fjala sërb vjen nga servus. Nuk dua kurrsesi, me këta dy emra, t’i fyej sllavët në përgjithësi apo sërbët në veçanti. Por edhe ata duhet të kenë kujdes për të mos i fyer shqiptarët. Ata sërbë që nuk po pranojnë të heqin dorë nga pushtimi i Kosovës, ç’duan të thonë me shprehjen “Stara Srbija” (“Sërbia e Vjetër”)? A nuk është Dardania, banorë të së cilës janë shqiptarët e sotëm, pasardhës të dardanëvet, më e vjetër edhe se krejt Sërbia?! Pse nuk po u thotë Mustafai politikanëvet të Beogradit: Hiqni dorë nga emërtimi “Stara Srbija”, sepse kjo është njëlloj sikur zezakët, në gjuhët e Afrikës, t’i thoshin Amerikës “Afrika e Vjetër”!
“Opcioni i dytë”, thotë Mustafai, “është që Kosova të ndahet”. Po çfarë ndodh, simbas Mustafait, nëse Kosova ndahet?! Nëse Kosova ndahet, “sërbët shkëpusin çdo lidhje me Kosovën”. Ç’do me thënë kjo që “sërbët shkëpusin çdo lidhje me Kosovën”? A i shkëpusin lidhjet e fqinjësisë me Sërbinë?! A i shkëpusin lidhjet tregtare?! Apo mos mendon Mustafai që, nëse sërbët, me “opcionin e ndarjes”, marrin Mitrovicën Veriore, Leposaviqin dhe Zveçanin, humbin të drejtën për të pretenduar edhe mbi pjersët e tjera të Kosovës?! Gjithsesi, këtu Mustafai nuk e ka aspak hallin e shqiptarëvet, por qan hallin e sërbëvet dhe thotë: “A janë të gatshëm sërbët për këtë zgjidhje?” Dhe, veç kësaj, Mustafait as që i shkon mendja të thotë që nuk duhet të ketë kurrfarë “opcioni” për ndarjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës. Se mjaft na kanë ndarë e copëzuar! Nuk i shkon mendja, ose ka frikë, ose ashtu e ka interesin.
E gjithë intervista është e mbushur me broçkulla. “Elitat shqiptare kanë bërë dëm më pak në Ballkan, por kjo ka ndodhur prej pafuqisë e jo prej ndonjë disponimi më të fisëm”. Çfarë duhet të kuptojmë me “elitë shqiptare”? A duhet të kuptojmë një Jeronim de Radë, një Zef Juban, një Dora d’Istri, një Naim Frashër, një Sami Frashër, një A.Z.Çajup, një Ndre Mjedë, një Shtjefën Gjeçov, një Gjergj Fishtë? Apo ndoshta Mustafai e ka fjalën për një kategori tjetër të elitës shqiptare? Për një Ymer Prizren, për një Abdyl Frashër, për një Sylejman Voksh, për një Idriz Sefer, për një Dedë Gjo Lul, për një Hasan Prishtinë, për një Çerçiz Topull, për një Azem Galicë?! Këta njerëz, të dyja kategoritë, a sepse nuk patën fuqi, prandaj “e dëmtuan më pak Ballkanin”?! A i mungonte “disponimi i fisëm” kësaj elite, se për ndryshe do t’i paskëshin masakruar sërbët deri në Shumadi e përtej Shumadisë?!
Pak më poshtë broçkulla edhe më e fortë: “Pionierët e kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX e merrnin frymëzimin edhe prej vibrimit inelektual sërb të asaj periudhe”. Kush e mori frymëzimin “prej vibrimit intelektual sërb”? Cili? Gjergj Fishta që pat studiuar në Bosnjë? Shtjefën Gjeçovi? Isa Boletini? Idriz Seferi? (Një ndjekës i vogël i kësaj plejade korifejsh të Kombit Shqiptar, në këtë aspekt, do të isha edhe unë.) Dhe ja çfarë duhet të dijë Mustafai i ynë për këtë lloj „frymëzimi“ prej këtij lloj „vibrimi“: Që të gjithë këta, sa më shumë që e njihnin veprimtarinë antishqiptare të, ta quajmë kështu, „elitës negative sërbe“, aq më me vendosmeri pozicionoheshin kundër asaj „elite“. Kundër asaj „elite“, që guxonte të hynte në tokat tona, duke frymëzuar e shtyrë masat injorante për të bërë krime mbi popullin tonë, por asnjëherë kundër atyre kombeve, nëse rrinin në punë të vet në atdheun e tyre!
Nëse dikush, në atë shekull zgjimi të përgjithshëm, do t’u thoshte shqiptarëvet, „Zgjohuni edhe ju!“, siç edhe tha A.Z.Çajupi: „Mos rri, po duku, shqipëtar!“, a do të thoshte kjo që ky „vibrim“ i vinte Kombit tonë prej Sërbisë!? Mos, more!
Në lidhje me „krimet“ që shqiptarët paskan kryer ndaj sërbëvet në Kosovë, Mustafai ka një qëndrim që mund të krahasohet kështu: Në shtëpinë e Mustafait kanë hyrë, shtetërisht të organizuar, nja dhjetë dhunues e plaçkitës. I kanë marrë Mustafait çdo gjë që u ka hyrë në punë, i kanë vrarë Mustafait dy apo tre vëllezër, ia kanë përdhunuar Mustafait gruan, motrën edhe nënën dhe, në përleshje e sipër, njëri nga djemtë e Mustafait, e ka vrarë njërin prej dhunuesvet… Tani Mustafai del edhe thotë: “Po, kemi bërë edhe ne krime! Edhe djali im është kriminel, sepse e vrau njërin prej atyre që ia kish hipur gruas sime!“
Ky është gjykimi i Mustafa Nanos! Dhe ai, për ta bërë “të parrëzueshëm” këtë lloj gjykimi, mbështetet në një raport ndërkombëtar. Sepse s’i ka parë me sy, me sytë e vet, krimet që kanë bërë sërbët, shtetërisht të organizuar, ardhur që nga Sërbia, në Atdheun e tij! Le që, në asnjë rresht të përgjigjevet të tija, nuk duket që Mustafai e konsideron Kosovën pjesë të Atdheut të vet. Ai është tmerrësisht i prapambetur!
Për Mustafain tonë është gati e pakoceptueshme se si ndodhi që NATO-ja “e krishterë”, (me gjithë Turqinë brenda, Gj.D.), u pozicionua kundër një “shteti të krishterë” dhe në përkrahje të një vendi “me shumicë myslimane”. Aq më tepër që “Kosova nuk ka pasuri natyrore”!, thotë Mustafai. Ç’e shtyn Perendimin ta bombardojë Beogadin?! Kështu mençuron Mustafai ynë dhe nuk ka Zot që ta kthjellojë, sa kohë që gjendet përballë një gazetari të Sërbisë!
Kur intervistuesi e pyet Mustafain, a duhet të kërkojë falje Sërbia për krimet e kryer në Kosovë, Mustafai, “patriot” , “demokrat”, por edhe “internacionalist” i përgjigjet intervistuesit: “Nuk pres që kjo ndjesë të kërkohet sot.” Në vend që të thotë: Sërbia duhet të dënohet për krimet që ka kryer në atdheun tim!, ai edhe ndjesën e shtyn për kalendat greke! Të lumtë, bashkëkrahinasi i Riza Cerovës! Riza Cerova do të çohej nga varri dhe do të të pështynte!
…Dhe në fund, për ta bashkuar servilizmin me injorancën e vet, për të gatuar ashtu një gjellë që ta çon të vjellët deri në grykë, Mustafai arrin të pranojë që edhe ndër shqiptarët paska ekzistuar një “projekt i Shqipërisë së Madhe”! Intervistuesi e pyet: “Si i shihni projektet e Sërbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe?”, dhe Mustafai përgjigjet: “Nuk e di çfarë thuhet, mendohet e besohet në Sërbi lidhur me Sërbinë e Madhe. Më mungon informacioni. Ndërsa në Shqipëri projekti i Shqipërisë Madhe nuk ekziston më.”
Kështu, për Sërbinë e Madhe, Mustafai gënjen se i mungon informcioni, sepse ai duhet t’i njohë fort mirë edhe tezat e Garashaninit, edhe ato të Çubrilloviqit, si dhe faktin që ato teza as sot e kësaj ditë nuk janë braktisur prej “elitës sërbe”. Mustafai duhej ta dinte që edhe mosnjohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Sërbisë, është një përpjekje për të mos hequr dorë nga projekti i Sërbisë së Madhe, ashtu si edhe krijimi i të ashtuquajturavet zajednica sërbe mespërmes shtetit të Kosovës, s’është tjetër, veçse mos’heqje dorë prej atij projekti.
Ndërkaq, kur thotë se “në Shqipëri projekti i Shqipërisë së Madhe nuk ekziston më”, Mustafai ynë e pranon që ai projekt dikur paska ekzistuar. Po cili është ai projekt? Kush e ka hartuar? Ku dhe kur është botuar? Mos e ka shkruar Sami Frashëri? Apo ndoshta Mit’at Frashëri?
„Nuk ekziston më“ do të thotë se një projekt i tillë paska ekzistuar, gjë që përbën një shpifje të pastër. Megjithatë, unë jam i detyruar të ndalem pak në këtë pikë. Cila do të ish “Shqipëria e Madhe”, nëse do të ekzistonte një projekt i tillë? Ajo Shqipëri që na e kanë lënë Rilindësit në valën e përpjekjevet për t’u çliruar nga Perandoria Osmane? Apo ajo Shqipëri që do të dilte prej fshirjes së kufijvet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë? As njëra, as tjetra.
Krahasuar me “arsyetimet” e Naçertanies, që Sërbinë e Madhe e shikon nën lupën nostalgjike të shtetit mesjetar të Nemanjiqëvet, dhe me “arsyetimet” e Megaliidesë që Greqinë e shikon nën lupën nostalgjike të Perandorisë së dikurshme Bizantine, “Shqipëria e Madhe” do të mund të “projektohej” vetëm mbi bazën e shtetevet të dikurshëm iliro-epiro-maqedonë, të cilët shtriheshin nga Istria deri në Ambraki dhe nga Adriatiku e Joni deri në Moravë e Vardar. Mirëpo, një projekt i tillë, hartuar simbas shembullit të Naçertanies dhe Megaliidesë, ndër ne shqiptarët nuk ka ekzistuar dhe as që mund të ekzistonte pa luajtur mendsh ndonjëri prej “ideologëvet” tanë. Atëherë shtrohet pyetja: Ç’po përrallit ky Mustafai ynë përpara atyre lexuesve sërbë që propaganda sërbomadhe i ka kurdisur së prapthi?!
A mos u sëmur nga mendtë ky njeri, se shkoi njëherë në Beograd?! Apo ish i sëmurë (lexo: i çorientuar) prej kohësh?! Në Beograd kam shkuar edhe unë, por nuk jam qorrollepsur. Në Beograd kanë shkuar edhe mijëra shqiptarë të tjerë, por nuk janë qorrollepsur kështu. Madje unë kam pasur dhe kam kontakt me kulturën sërbe dhe kam njohuri mbi politikat e „elitavet sërbe“ dhjetëra herë më shumë se Mustafai. Dhe dua të theksoj këtu me të madhe: Asnjëherë nuk i kam urrejtur dhe nuk i urrej fqinjët tanë. Pëkundrazi, vlerësoj çdo gjë të mirë që kanë ata. Dhjetë vjet të shkollimit tim i kam kryer në gjuhën sllave. I njoh historinë dhe kulturën e sllavëvet, sidomos të sllavojugorëvet, jo vetëm prej shkollimit, por edhe sepse i kam studiuar, midis tjerash, me qëllim për t’i njohur, sepse pa e njohur në thellësi dhe në imtësi një objekt, njeriu nuk mund të flasë për të me kompetencë.
Kam shkruar e botuar për marrëdhëniet arbro-sllave, e në vazhdim shqiptaro-sllave, me qindra faqe. Në librin tim „Shestani“ vëll. i dytë, më se 600 faqe i kushtohen kësaj teme. Libri “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, 220 faqe, ka për qëllim pikërisht t’i përmirësojë marrëdhëniet e fqinjëvet tanë me ne, nëpërmjet njohjes së të vërtetavet. Të njëjtin qëllm kanë edhe tre libra të tjerë, poema “Prush plagësh të pambyllura”, romani “Kriza e arkivistit, kronikë beogradase”, si dhe libri biografik “Në rrugë rrëziqesh me vetëdije”, ky i fundit shkruar në bashkautorësi me shokun tim të ngushtë Fadil Cukaj.
Në asnjërin prej këtyre librave dhe në asnjërin prej dhjetëra studimeve e artikujve që flasin për marrëdhëniet shqiptaro-sllave, nuk ka as shovinizëm, as urrejtje ndaj popujvet sllavë. Por nuk ka as servilizëm apo jargosje.
Synimi i të gjithë krijuesvet shqiptarë, si dhe i politikanëvet tanë, që merren me këtë problem, sa të madh aq edhe delikat, duhet të jetë njohja e të vërtetavet dhe, nëpërmjet njohjes së të vërtetavet, KATARSISI i palës që e ka lënduar dhe rënduar kaq shumë popullin tonë. Pa një KATARSIS rrënjësor, të grekëvet, të sllavëvet dhe të turqvet, në pikëpamje të marrëdhënievet dikur me arbërit e tash me shqiptarët, nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrfarë mirëkuptimi në hapësirat e kësaj pjese të Evropës.
Pikërisht për t’i shërbyer këtij qëllimi, nxitjes së KATARSISIT te popujt sllavojugorë, unë dy prej libravet të mi i kam shkruar e publikuar edhe në gjuhën sllavojugore qendrore. Njërin, librin polemik “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit” e kam shkruar edhe sllavisht, sepse pikërisht në Tivar po gjen shprehjen një veprimtari antishqiptare, sa e ashpër, aq edhe perfide. Tjetrin, romanin “Kriza e arkivistit, kronikë beogradase”, e kam shkruar dhe publikuar edhe në sllavisht, sepse pikërisht në Beograd e ka përqëndrimin më rrëziksjellës verbëria shoviniste, jo vetëm ndaj shqiptarëvet, por edhe ndaj kombevet të tjerë. Mjekimet duhet të bëhen në ato pjesë të organizmit ku sëmundja është shfaqur më e përqëndruar.
Përfundimisht, po dua t’i them dy fjalë edhe për redaksinë e gazetës Mapo, e cila e sheh të asyeshme dhe të nevojshme të botojë këllira si kjo intervistë e Mustafa Nanos. Intervista e Mustafa Nanos dhënë gazetës Danas të Beogradit, s’është tjetër, veçse këllirë mediatike, e cila u zë fytin dhe u kall krupën, si lexuesvet (të kthjellët) sërbë, ashtu edhe lexuesvet (të kthjellët) shqiptarë. Prandaj unë po i propozoj gazettes Mapo: Ftojini në ambientet e redaksisë suaj, pesë apo dhjetë gazetarë sërbë, përfqësues të gazetavet të ndryshme që dalin në Beograd, dhe më thërrisni edhe mua, që t’u përgjigjem pyetjevet të tyre. Do të flas në gjuhën e tyre, pastaj ta përkthejmë në shqip dhe të shohim si do të reagojë publiku, qoftë ai sërb, qoftë ky i yni.

mustafai hun ne plehrat shqiptare
Muçi eshte nje delirant ne moshe te kaluar ,nje i semure me Alzajmer ,nje ish elektriçist i cili perpiqet te imitoje intelektualet e vertete por duke mos patur kapacitetet e duhura po ben gafe mbas gafe.Nje njeri qe mohon apo nenvlereson vendin e vet eshte nje vemje qe qelbet ere tradhetie apo poshtersie ,dhe Muçi duke patur komplekse per formimin e tij ka shkuar shume larg ne dem te vendit te tij.Duhet bojkotuar dhe harruar sa me shpejt si nje i papune qe do t’i duhet t’i kthehet zanatit te vertete te tij si elektriçist ku mbase mund te qullose akoma ndonje gje.
Po ç’flisni per nje idiot….province….nuk e kuptoni…i kane blere serbet nje garsoniere ne Shengjin dhe aq…i hoqi breket muçi….. e ftuan ne Serbi pasi shkruajti se Gjergj Kastrioti ishte Serb…ja kaq, shyqyr qe gjeti treg i ziu se ketu se pirdhte njeri…
Mu…ç Nano ka kohë që e ka ngrenë atë lugën me gjellë të prishur dhe vazhdon të vjellë. Është i detyruar . Dhe ne e kemi të vështirë t’i themi gjërat me emrin e tyre duke i justikuar me të drejta “të fjalës së lirë”, ” të demokracisë” në vend të së vërtetës: i shitur, bukeshkalë, edepsez etj.
Kush nuk e njeh akoma M. Nanon duhet te lexoje kete shkrim shterues, dinjitoz dhe realist te ketij shqiptari te ndershem 28 karat. Nano eshte nje palaço sahanlepires qe duhet te injorohet nga te gjithe shqiptaret e ndershem.
Nje shkrim qe s’dihet ta humbisni. Jo thjeshte duhet lexuar por duhet zere vend ne bazamentin e formimit te gjithesecilit qe pretendon se eshte dikush, qe ka qellime te mira ndaj kombit te tij shqiptar. Kjo qasje analitike dhe krahasuese, duhet te behet pjese, mjet i sistemit te arsyetimit te cdo intelektuali shqiptar, me vetedije (te kthjellet|) ekombetare. Mustafaizmi, apo lepirja neveritse e tij me dashakqinjte e kombit tone, poshtrimi i vetes dhe glorifikimi i dhunuesit, tashme eshte nje ves qe cfaqet shpesh shpesh, por dhe paguhet mire….Por, s’ka mbetur gje per te thene une, pasi i ke thene mjeshterishte, ti i nderuar Gjokë Dabaj. Mendja juaj ka pergatitur ketu, me fjale te zgjedhura, nje melhem sherues, qe percellon e mbyte cdo lloj kerpudhe mustafiste qe i eshte mveshur e ushqehet ne trupin e kombit tone… Te jam shume mirenjohes per cfare ke shprehur ne kete shkrim i nderuar Gjokë Dabaj, sepse me ke lehtesuar dhe brengat e mija, qe me krijojne njerze te tille ne mjedise ku une jetoj. Ka gjitha ndej nder ne te tille.
Muci eshte i vetmi gazetar shqiptar qe ja vlen te lexohet .
për sërbët e ke fjalën??
ata mund të thonë fjalët më të mira për këtë bastard të lindur në tokat tona!!
pra i familjes tënde o lipi!!
haleja kupton halenë??
Ky shkrim analiti e teper dinjitoz, po aq edhe shkencor tregon fytyren e vertete te ketij bicim intelektuali dhe tradhetari Muc Nano. Historiani Gjok Dabaj qenka nje korife i historianeve tane, te cilet ia ka perputhur politika dhe nuk kane aspak kurajon e Gjok Dabaj, ketij trimi e patriot i rralle.
Ky tekst dhe porosia e ketij shkrimi , le te sherbeje per te gjithe ata qe do kene mundesine ne nje menyre ose tjeter do ballafqohen me politikane, gazetare apo intelektual sllav te kete kete qendrim ne lidhje me problemet e popullit tone me fqinjet nder shekuj.
Ky Mutch mutchi nuk eshte i joni,por eshte i tyre.Ashtu si katundaret partizane ju versulen Kooves ne 44,per tja nenshtruar Serbise,ashtu edhe ky katundar Skrapari i eshte versullur shqiptareve te Kosoves per te c`bere ate qe u arrit me gjak dhe tmerrime.Nuk eshte as i pari,por eshte i fundit,.Nje mjeran me kulture te ceket,qe kerkon te perfillet si mbrojtes i te drejtave te popujve qe jetojne ne Shqiperi,sikur kjo Shqiperi te jete nje perandori popujsh si Rusia,dhe jo nje shtet mjeran i mbetur nga grabitjet dhe copetimet.Bjeri or katundar Skrapari,se edhe ti mungoje!
Ajo qè bie nè sy sot nè kètè realitetin shterp shqiptar, èshtè se mediokriteti dhe provincializmi, janè tè vetmet shenja dalluese qè na shoqèrojnè. Media shqipfolèse, ka nivele tè frikshme bastardimi. “Kalorèsit” e saj, Mustafa i Nanove apo ai Fatosi i skeçeve pa kripè, disa zogj tè tjerè gomerèsh, qè shfaqen nèpèr studiot e kazanit, herè si hoxhallarè e herè si priftèrinj, “kompletojnè” imazhin e njè vèndi, qè ka shkuar pèr lesh komplet..
Duhet tè jesh kushèrirè e parè me gomarin, tè ndjehesh i/e pèrfaqèsuar nga Mustafa Nano, kur ai na fliska me serbèt e DANAS.
A ndihet dikush me mend nè kokè, i pèrfaqèsuar nga Armando Duka, kur e sheh tè ulur kèmbèkryq nè Iran? Edhe atij, i duket vetja si pèrfaqèsues i diçkaje shqiptare, paçka qè shumica absolute shqiptare, do ta dèrgonte qysh nesèr, nè fshatin e tij tè lindjes.
Ndaj, lèreni Muçin tè bèjè, atè qè din tè bèjè mè mirè, tia fusè si kau pelès.
Serbèt, nuk janè aq tè matufepsur, saqè tè besojnè se Muçi, èshtè pèrfaqèsuesi tipik i shqiptarève sot, edhe pse do ta dèshironin njè realitet tè tillè.
I lutem “Dita” te botoje komentin! Ne radhe te pare duhet te themi qe serbet jane nje popull krenar,si shqiptaret. por me nje ndryshim qe ata krijuan shtet shume heret dhe shteti serb eshte ne lartesine qe duhet te jete,pavaresht nga qendrimet shoveniste,por institucionet jane ne nivelin europian! Jo me kot BE hapi bisedimet me Serbine! Ne te kunderten e saj shteti shqiptar eshte tribal! Osmanllinjte bene qe Shqiperia te humbase identitetin e saj! Edhe Greqia dhe Serbija e kuptuan qe shqiptaret jane popull trim por edhe i zgjuar por duan nje me te forte si mik per te mbijetuar! Kjo ka qene historia e kombit shqiptar! Pa shtet! Kazmen ja vuri Berisha dhe PD qe e zhduku nocionin e shtetit dhe vuri kanunun perseri! Ne kete kuptim edhe Muc Nano eshte nje shqiptar qe ndjen mungesen e te qenit serb dhe inferiritetin ndaj tyre! Serbet jane shume krenare dhe harbute,por jane shoke shume te mire neqoftese ti e kupton historine sic eshte! Ne kemi perpara shume pune per te bere per te ngritur veten tone me ndjenjen se shqiptari nuk eshte sherbetor i te huajve por eshte shqiptar me kulture europiane e cila ne na mungon! Kjo eshte e verteta, na vjen mire apo jo! Por Muci eshte nje medioker nga Skrapari dhe nuk mund te presesh me shume! Serbet na vleresojne me figuren e Mucit! Kjo eshte tragjike!
Shkrimi i Gjokë Dabajt është i shkëlqyer; ka argumentim të saktë e të pakundërshtueshëm, përveç Muçit, i cili pandeh se e ka kokën plot me mendje “të hapur”, nga ku mund të rrjedhin florinjtë e tij prej “intelektuali”. Muçi është nga ata që ndyjnë në vatrën e tyre për t’ua treguar të tjerëve di vepër të pjasëtarëve të familjes së vetë, denoncim ky që ai mendon se i vlen CV-isë së tij si provë sinqeriteti, gjë që të huajt që janë në kërkim të tipave si Muçi, që mezi gjenden, do t’ia shpërblejnë goxha mirë.
HA ha ha ;;sa rendesi qe i jepni nje cobani si ky MUSTAFAI ….KY ESHTE NJE TURK QE KA LINDUR NE TOKAT E SHQIPTAREVE ….FATKEQESISHT … NJE LEGEN QE BEN SI SHQIPTAR …DHE KA TURP TA THOTE SE ESHTE TURK … DHE SERBET PRNDAJ PERFITOJNE ….SE KETO TURQ NA NDANE DJE DHE SOT NA SHAJNE PER TI BERE FEQIN SERBEVE …… JA PERSE SKENDERBEU I LUFTOI ….SE E DINTE MIRE ..QE GJARPERIN SE MBAN DOT NEN JORGAN …. NJE DITE DO TA NXJERRI HELMIN DHE DO TE VRASI …. JA KY ESHTE NANO ….. UNE PO TE ISHA NE QEVERI SDO TA LEJOJA TE HYNTE NE SHQIPERI AS NE KOSOVE …JO NJE TURK KUR SHAN ER DOGANIN … AI REXHEPI E VAR PREJ KOQESH …NDERSA NE E LEME KETE TURKUN TE NA CAJE TRAPIN ME SHPIFJE ….. FUTENI NE BURG SE SHAN TE GJITHE SHQIPTARET ..ME RRENAT E TIJE SI ZVARRANIK ….. NE BURG OSE COHENI NE STAMBOLL…..
Fatkeqesisht edhe politika shqipetare eshte e mbushur me prototipa te tille qe vijne nga familje injorante dhe pa asnje pike patriotizmi. Keta “internacionaliste ” te “emancipuar” kujtojne se duke bere rrolin e albitrit do te duken me te “kulturuar” dhe te “qyteteruar”. Qyteterimi dhe kultura e vertete I perket atyre bije nenash qe erdhen nga cdo vend I botes duke lene mbrapa familjet dhe bizneset e suksesshme per te mbrojtur interresat kombetare, duke e veshur uniformen e UCK s. Heronjte e shqipetareve te vertete jane Ademi me Hamzen, Bekim Berisha, Xhelal Hajda,
Xheve Lavdrovci, Agim Ramadani, burra keta qe na bejne krenare te jemi shqipetare . Ekspansionizmi sllav ne tokat shqipetare eshte rreziku me I madh qe i kanoset kombit shqipetare , e kushdo qe behet vegel e ketij ekspansionizmi se meriton emrin shqipetare..