Ka nisur seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mësohet se ka mbledhur firmat për kandidaturën e Arta Markut.
Komisioni i Ligjeve zgjodhi 3 nga 7 kandidatët që u vetëofruan, por socialistët kanë vendosur që të mbështesin Arta Markun për postin e kreut të akuzës dhe jo atë të Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit.
Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm kundërshtohet ashpër nga opozita e bashkuar, mbështetës të së cilës kanë nisur një protestë jashtë sallës së Kuvendit.
