Afërdita Dreshaj ka zbuluar se kënga e saj më e re u është dedikuar gjithë atyre “superyjeve shqiptarë” që në fakt “nuk dallojnë shumë nga të tjerët”. Modelja, e cila së fundi u përfol shumë për “përzierjen” me Leonardo di Caprion dhe ndarjen nga i fejuari i saj, Shpat Kasapi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Superstar”.
Ajo na konfirmon se kënga, videoklipi i të cilës përfshirë në formë karakteresh edhe dy “bukuroshat” e përmendur, ka karakter provokues për superstar-ët shqiptar. “Ua kam dedikuar të gjithë personazheve shqiptarë, të gjithë janë superstar-ë, megjithëse në Shqipëri dallimi mes personazheve publikë dhe njerëzve të thjeshtë është shumë i vogël”, pohon Afërdita.
Por, derisa tall “superstarët shqiptarë”, Afërdita duket se, tash që ka prekur mediat botërore me skandalin e përmendur, e sheh veten në një nivel tjetër – në rrugë drejt Hollywoodit. “A e ëndërroj Hollywoodin? Kush nuk do ta ëndërronte Hollywoodin… Shpresoj që në një të ardhme edhe unë të kem mundësinë për ta prekur atë realitet, por nuk është ky synimi im parësor, të paktën jo për momentin”, ka shtuar bukuroshja nga Mali i Zi.

e moj Aferdita keq me vjen por qe nga emri qe ai ka edhe Shpat edhe Kasap ky do te ishte fundi jot me te dyja armet ai te pret. Megjithate jeta vazhdon
Aferdite dhe ti ke fajin tend 6 vjet fejese nuk bere nje femije per te bere karjere humbe Shpatin dhe Kasapin . 2 kunguj ne sqetull nuk mbahen o njera o tjetra te dyja bashke nuk behen
Kjo edhe e ka fabrikuar problemin per t’i bere vehtes publicitet.