Kryeprokurori në ikje, Adriatik Llalla, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Llalla do t’i dorëzojë sot detyrën pasardhëses së tij të përkohshme, Arta Marku.
Kjo e fundit do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurores sot në orën 10:00.
Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme një ditë më parë nga mazhoranca me 69 vota.
Seanca u përfshi nga tensione të ashpra, pasi opozita ishte kundër këtij vendimi.
