Pas vendimit të Policisë për të proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 deputetë të opozitës për prishje të rendit dhe kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ndaj deputetëve do merren masa të tjera.
Gjatë një deklarate për mediat, Balla tha se brenda 48 orëve Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve nga Parlamenti.
“Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë.
Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës. PS po përgatit një material për hapat që do të ndërmarrë. Përgëzojmë hapat e marra nga Policia e Shtetit.
Rasti i Kryemadhit është i paprecedentë dhe goditja është vepër penale. Ne presim ndjesë nga PD e LSI për situatën e djeshme dhe jemi të shqetësuar për sjelljen e opozitës, pasi fyen shqiptarët”, tha Balla.

Ne burg armiqte!
Ah gjithe ato slogane te rinise tone qe prape po mundemi me i perdor
Ne litar tradhtaret….