KQZ, dorëzohet ankimimi i PS për Lezhën

redaktor

Duket se do duhet të kalojë edhe shumë kohë deri në ditën kur do të çertifikohet rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, veçanërisht pas kërkesës së socialistëve për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e qarkut te Lezhës.

PS i është drejtuar me një kërkesë ankimore KQZ për pavlefshmëri të zgjedhjeve ne 6 qendra votimi, që sjell për pasojë pavlefshmëri të proçesit në gjithë qarkun.

Në ankimimin prej 4 faqesh, PS rendit një sërë argumentesh në mbështetje të kërkesës së saj. Socialistët i referohen vrasjes së komisionierit të LSI në afërsi të katër qendrave të votimit që ka sjellë si pasojë braktisjen e punës nga komisioneret si dhe largimin e zgjedhesve nga keto qendra votimi per shkak te pasigurise per jeten.

Së dyti, PS rendit faktin se ne QV nr 0907, procesi i votimit nuk eshte zhvilluar i rregullt, duke prodhuar nje rezultat jo normal dhe allogjik, pasi rezulton se në zgjedhje ka patur nje pjesmarrje 90.4%, ndërsa në 2011 kanë marrë pjesë në votim vetëm 58% e zgjedhesve . Ky rezultat sipas PS krijon bindjen jane hedhur flete votimi nga zgjedhes, komisionerë apo persona te tjere, duke e deformuar dhe bere te paligjshem proçesin e votimit ne kete QV.

Së treti, në kërkesën e saj, PS i refertohet Qendres së Votimit Nr. 0910\1, ku pretendon se jane hedhur me shume flete votimi ne kutine e kesaj qendre votimi sesa janë zgjedhes.
Bazuar në provat që disponon, PS kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 6 qendrat e votmit të qarkut Lezhë.

Ankimimi në KQZ, vjen pas vendimit të këtij institucioni, i cili i hoqi Partisë Socialiste mandatin e tretë në Lezhë, duke ia kaluar Partisë Demokratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *