Anijet saudite “shkatërrojnë” ato iraniane. Një mesazh paraprak për luftë?!

DITA Online

Një video 6 minutëshe tregon një sulm të forcave ushtarake të Arabisë Saudite ndaj Iranit. Videoja e anonimuar është përhapur gjerësisht në Arabinë Saudite dhe në fund mbyllet nga “Forcat e Armatosura Saudite”. Sulmi i simuluar ndodh si hakmarrje për një raketë të nisur nga Irani.

Videoja u postua nga një përdorues anonim arab javën e kaluar në YouTube, Facebook, Twitter dhe Instagram. Ajo fillon duke treguar një anije ndihme saudite në një mision humanitar në “Gjirin arab” (Gjirin Persik), i cili së shpejti është nën sulm nga forcat iraniane në anijet sulmuese aty pranë.

Mbështetja saudite arrin shpejt dhe sulmojnë me zjarr anijet iraniane, duke i hedhur ato në erë. Skena pastaj kalon në një qendër kontrolli ushtarak.

“Raketat janë kapur dhe shkatërruar”, thotë një zë në dhomën e kontrollit. “Koha për shpagim”, thotë një tjetër personazh. “Dërgo aeroplanët”.

“Forcat tona kanë depërtuar në linjat e armikut, operacioni po lëviz siç është planifikuar”, thotë një zë brenda ushtrisë saudite.

Video përfundimisht tregon se Teherani është pushtuar plotësisht nga Arabia Saudite, duke çuar në një festë masive në qendër të qytetit.

Iranianët janë duke parë mbajtjen e flamujve dhe fotot e princit saudit të kurorës.

Dalja e videos vjen në mes të tensioneve të vazhdueshme midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Të dyja vendet akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetjen ndaj terrorizmit.

Ndërkohë, Rijad akuzoi Teheranin se qëndron pas një sulmi me raketa të nisur në aeroportin e saj nga rebelët Houthi muajin e kaluar. Rebelët shiit në Jemen mbështeten nga Teherani.

Share This Article
3 Comments
  • “Videoja e anonimuar ”
    ëëëëëëëëëëë???????????
    e anonimuar??????????
    vidjo anonime apo keni pas ndërmënd “animuar”??
    vidio e animuar deeeeeeeeeeeebila!!
    pra një video jo reale por një punë kompiuteri me lëvizje,ose vizatime të jetësuara dhe jo të paemër!!

  • hej sa kushton kjo loja??
    qeka e bukur shumë!!
    sidomos kur dridhej ai iraniani në fund!!këta debilat e arabisë saudite dolën bithë jashtë në jemen,përfytyroni me iranin!!këta nuk ja dalin as me ndihmën e amerikanëve,e jo më vetëm!!
    shpresoj që ky i riu që paraqitet,në këtë rreklamë,të mos jet aq budalla sa po e tregon ky film i animuar,se jo vetëm që do të kishim një luftë tëre por dhe do të kishim një shkatërrim të arabisë saudite!!nuk them pushtim,por shkatërrim!!ata janë në fundin e periudhës së tyre të artë!paratë po ju shterojnë çdo ditë!!ata në tërë kuptimin e fjalës i bënë rrush e kumbulla paratë e fituar nga nafta!!nuk ishin në gjënjde të arsimonin popullin e tyre e as të ngrinin nivelin kulturor(nuk e bënë për interesa që kanë qënë të lidhura me mbajtjen e pushtetit),tashti nuk mund të bëjnë asgjë!!atje do të fillojnë të kërkojnë ndryshime gjithnjë e më të mëdha!!deri në rrëzimin e mbretërve sauditë!!

  • Po pse per tu botuar jane keto o Dita? Keto video mund ti beje cdo njeri dhe ti post online. Keto jane lojra femijesh ose te mendjeve te mbrapshta qe kerkojne lufte. Nuk ka bythe Arabia saudite te sulmoje Iranin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *