Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur po i nënshtrohet Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme të papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Vendimi për kryeprokuroren e re, nëse duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pritet të zyrtarizohet në ditët e para të muajit janar.
Zonja Marku është pjesë e një liste, e zbardhur nga Shqiptarja.com, me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë që po kontrollohen.
Kontrolli i zonjës Marku nuk ka lidhje me pretendimin e opozitës për kalimin e Vetingun dhe as me detyrën e saj të re, por është një rastësi, pra produkt i shortit.
Në listë, zonja nuk referohet si kryeprokurore, por si prokurore në Shkodër. Konkretisht, në fillim të këtij muaji, Komisioni Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, ka përcaktuar me short emrat e 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë, të cilëve po u shqyrtohen dosjet nga katër trupa gjykuese, të përbërë nga tre anëtarë.
Përpos kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku, pjesë e listës është edhe paraardhësi i saj, Adriatik Llalla, për të cilin opozita kërkoi që të qëndronte në detyrë deri në vitin 2019.
Ashtu siç edhe paralajmëroi dy ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë, rezultatet e kontrollit të trefishtë, për të gjithë emrat, pritet të dalin shumë shpejt.
Në bazë të shqyrtimit dhe analizimit të provave, Komisioni i Vlerësimit, në përfundim të procesit mund të vendosë konfirmimin në detyrë të gjyqtarit apo prokurorit, pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe shkarkimin nga detyra.
Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit apo prokurorit jepet si masë nga komisioni kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisionit, nuk mund ta ushtrojnë detyrën, por mund të ankohen në Kolegjin e Apelimit. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji i Apelimit vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, ndryshimin e vendimit të Komisionit.
57 gjyqtarët dhe prokurorët që po u shqyrtohen dosjet
1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese
2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese
4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese
6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë
9. Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm
10. Alma Brati Gj. Shk. I, Tiranë
11. Artan Laze Gj. Shk. I, Tiranë
12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë
13. Astrit Faqolli Gj. Shk. I
14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës
15. Bledar Abdullai Gj. Shk. I, Tiranë
16. Brunilda Kadi Gj. Shk. I, Tiranë
17. Brunilda Kasmi Gj. Shk. I, Tiranë
18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda
19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë
20. Manjola Xhaxho Gj. Shk. I, Tiranë
21. Marcela Shehu Gj. Shk. I, Kurbin
22. Medi Bici Gjykata e Lartë
23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda
24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë
25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme
26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë
27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër
28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë
29. Arta Marku Prokuroria Shkodër
30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër
31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan
32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda
33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës
34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës
35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë
36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë
37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda
38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme
39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë
40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme
41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë
42. Vat Staka Prokuroria Shkodër
43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë
44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë
45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë
46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë
47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë
48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit
49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjithshme
50. Admir Thanza Gjykata e Lartë
51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
52. Artan Broci Gjykata e Lartë
53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë
55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë
56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit
57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë

te 57 duhen shkarkuar si hajdut te korruptuar ……
Ka dhe te tjere qe nuk i shoh ne liste, si psh Petrit Fusha!
Po ti hapin petet e lakrorit Petrit Fushes del cullak lali Eri. Pse kot i mori gjithe ato koncesione nga bashkia e lali Erit qy Fusha. Pastaj kjo me Vettingun eshte vec loje sa per sy e faqe. Po te dale e perlyer Kryeprokurorja e sapozgjedhur si i behet pastaj?! Do te thone qe fajin e kishte Tao Tao?
Nje Vetting real behej para gares per garuesit per K/Prokuror, jo tani.
Vetting tani kur ajo eshte K/Prokurore, eshte farse.