Ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj flet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD. Në një intervistë për emisioni Prizëm në AS, Alibeaj thotë se e djathta humbi për shkak të arrogancës së ministrave dhe pushtetarëve të tjerë.
A është e vertetë gara në PD, si mendoni ju?
Kjo është një garë e vërtetë, është një garë reale, është një garë e tillë se nuk ka sesi të ishte ndryshe. Është garë e tillë nisur nga disa indikatorë, së pari nisur nga silueta politike e secilit prej konkurentëve , kjo do të thotë që secili prej tyre ka një siluetë të fortë konsistente deri në elitën më të lartë të PD, që do të thotë dhe në aspektin njerëzor, askush nuk do të donte të ishte i përdorur në këtë rast, dhe ky është indikator që lind thjesht dhe vetëm nga karakteri i secilit prej tyre. Së dyti mënyra dhe fryma sesi u ngjiz kjo garë që filloi që nga rasti e dorëheqjes së së kryetarit të partisë zoti Berisha, i cili në mënyrë të natyrshme, e si rrjedhojë logjike rezultatit, bëri atë që kishte thënë më parë , një dorëheqje e qartë pa asnjë lloj mëdyshje . Një dorëheqje që në mënyrë të llogjikshme kërkonte një orë e më parë një zëvëndësim real, në kuptimin jo vetëm të drejtimit por edhe të frymës të atij personi që do të duhet të drejtojë të gjithë trupën elektorale dhe jo vetëm të PD. Një arsye e tretë është ajo pragmatiste. Një kryetar partie i cili do të duhet të dilte nëse do të dilte nga një teatralitet politik midis një kryetari të paravendosur dhe një tjetri i cili luan rolin e kukullës, absolutisht nuk do të ishte i dobishëm për askënd. Një arsye tjetër akoma e më e fortë është që vetë korpusi i demokratëve ka inteligjencën , ka zgjuarsinë ka nuhatjen për të kuptuar ose nëse do të ishte apo është një garë false. Jo vetëm kaq pasi këto ishin përceptimet e para por duke parë edhe procesin e garës absolutisht duke qartë që gara është e tillë për këdo skeptik të mundshëm.
Një pjesë e shtypit është duke arsyetuar se gara është e paracaktuar, se njëri prej dy kandidatëve është i preferuar, se ka mbështetjen më të madhe nga zoti Berisha, dhe është fjala për Zotin Basha.. ju si mendoni?
Unë kuptoj dhe justifikoj deri diku këtë lloj paragjykimi të opinionit mediatik apo dhe diçkaje me gjerë për një arsye fare të thjeshtë se nuk është ndonjë nga ushtrimet elektorale të brenda partisë demokratike që kanë qenë shumë i frekuentueshëm për të gjithë trajektoren e historike të zhvillimit të partisë demokratike
Dmth që nuk ka pasur shpesh garë për kryetar…
Mund të them që nuk pasur ndonjëherë garë deri tani, qoftë edhe për arsyen se një nga kandidatët ka qenë gjithmonë zoti Berisha dhe sado seriozisht ta merrte ndonjëri prej kandidatëve të tjerë, do të kishte gjithmonë një lloj paragjykimi të justifikueshëm. Tek e fundit atje ku njëri nga kandidatët ka pasur dimensione politike të zotit Berisha gara gjithmonë do të ishte paragjykuar. E për këto arsye duke qenë se nuk ka qenë kaq e frekuentueshme një ushtrim i tillë demokratik kjo me të drejtë mund të lërë dyshime në një pjesë të opinionit mediatik. Dhe po marr atë pjesë që është e sinqertë përkundrejt zhvillimeve të PD-së, dhe jo atë që është i anshëm për arsye të tjera absolutisht dhe i justifikoj.
Ju vetë Zoti Alibeaj jeni i përfshirë në fushatë për njërin apo tjetrin kandidat?
Unë kam preferencën time, dhe të gjithë ata që më njohin, të gjithë kolegët e mi nuk do të kenë asnjë lloj vëhtirësie për ta kuptuar se për cilin në një farë mënyre kam simpati për drejtimin e ardhshëm të PD-së. Për të mos prishur po themi garën e ndershme , për të mos infektuar për aq sa çmundet një deklarim publik i imi në ato dimensione të cilat unë përfaqësoj, më lejoni të mos e shpreh publikisht. Ajo që mund t ju them eshte që zgjedhja , simpatia apo dashamirësia për secilin nga kandidatët bazohet jo thjesht dhe vetëm në njohje personale, jo në atë çfarë janë duke shpalosur si njëri apo tjetri. Më duhet të them se deri diku tezat janë të ngjashme por e kam bërë arsyetimin tim në këtë lloj simpatie tek fakti i asaj çfarë do të përfaqësonte pas datës 22 njëri apo tjetri . Dhe për korpusin e PD, për votuesin e PD ajo që është e rëndësishme nuk është thjesht dhe vetëm simpatia që krijohet gjatë fushatës elektorale por edhe se si e projekton vazhdimin e opozicionit të PD-së dhe arritjen të një orë e më parë të ardhjes në pushtet të PD-së.
A duhet PD të fillonte më parë me analizën e shkaqeve të humbjes apo eshte më mirë që nisi garën për pasuesin e zotit Berisha?
Kjo deri në njëfarë mase ishte si detyrim përcaktim që në momentin që zoti Berisha e vendosi si një standard, mbi të gjitha etik, në politikë dorëheqjen e menjëhershme sapo rezultati u pa në mënyrë të qartë se cili ishte. Sigurisht që do të vijohej me zgjedhjen e kryetarit. Dhe për mua pak rëndësi ka nëse do të bëhej së pari analizë dhe pastaj do të bëheshin zgjedhjet.
Por analiza nuk po bëhet… të paktën publikisht?
Nëse keni dëgjuar për atë që është thënë deri tani nga artikulimi politik brenda PD-së, analiza do të fillojë menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit. E rëndësishmë është që do të ketë analizë. Dhe ky është një nga ushtrimet demokratike i cili nuk ka qenë shumë frekuent të paktën kohët e fundit në PD, dhe besoj së është një nga arsyet e forta që demokratët ndjehen të mobilizuar për të qenë pjesmarrës në këtë proces të zgjedhjes së kryetarit të partisë. Nuk do të kishte asnjë dobi për mendimin tim bërja e analizës paraprakisht dhe pastaj me procedurën përzgjedhëse të kryetarit. Tek e fundit duhet të jemi edhe njerëzorë teksa analizojmë zgjedhjet apo zhvillimet brenda një korpusi politik siç është PD-ja. Ju thashë arsyeja e parë ishte dorëheqja e zotit Berisha . Por nëse do të merrnim e do të krijonim skenar ku do të fillohej me analizën të bërë shpejt e shpejt menjëherë pa u tharë ende dhimbja e humbjes së 23 qershorit, do të kishte shumë gjasa të shkohej drejt një procesi i cili do të kishte një shfrim dufi që do të arrinte deri në padisiplinim. Tek e fundit një parti politike e ka të domosdoshme shfrimin e dufit, gjetjen e fajtorëve të fajit por mbi të gjitha ka të domosdoshme nevojën për t’u ringritur , për të rikrijuar edhe njëherë frymën dhe moralin dhe për të rikrijuar edhe njëherë strukturën organizative të saj. Pra kam frikë se e para do binte ndesh kësaj të dytës, pra rikrijimit, të ripaqëtimit të frymës apo të opozitarizmit pra edhe të PD-së. Kështu që nuk shoh asnjë problem në këtë rast, përsa kohë që brenda një periudhe relativisht të shkurtër , zgjedhja e kryetarit përfundon më 22 korrik dhe mënjeherë, siç është thënë, edhe në mbledhjen e kryesisë do të rifillojë procesi i analizës, tashmë edhe me mendje të ftohtë, tashmë dhe të qartë për arsyet e humbjes, për arsyet se përse ndodhi rezultati i 23 qershorit, edhe një qartësim për të parë përpara.
Zoti Alibeaj përse humbi PD-ja?
Janë disa shkaqe, madje janë shumë shkaqe. Madje është e vështirë të vendosesh se cili është më i rëndi midis tyre.
Më kryesoret…?
Po bëj analizën për të dalë pastaj tek konkluzioni. Pati një lloj thyerje të madhe të psikozës politike dhe qeverisëse në vtin 2009 dhe këtu i referohem koalicionit të bërë me LSI-në. Ishte një kalim i madh politik, etik, në kuptimin politik të fjalës. Një forcë e majtë me një forcë të djathtë e cila injektoi edhe në anëtarësinë e PD-së një ndryshim të madh psikologjik për të gjithë kulturën e tyre demokratike dhe politike që ishte krijuar deri në atë kohë. Deri në vitin 2009 konturet e ndarjes i majtë/ i djathtë bashkë me të gjithë nostalgjinë politike bashkë me të gjithë vlerësimin reciprok të të dy krahëve politik ishin qartësisht të ndarë.
Pra, po thoni se aleanca me LSI-në ka krijuar zhgënjim ne bazen e PD ?
Jo vetëm kaq. Rezultati i 2009 që pasoi në mënyrë të detyrueshme madje dhe të nevojshme dhe të domosdoshme aleancën me LSI-në. Nuk e shoh aspak të gabuar atë që ndodhi në 2009. Por në mënyrë të pashmangshme solli edhe një ridimensionim të psikozës politike atë anëtarësisë së PD-së.
Pra ju po thoni një zhgënjim të anëtarësisë…
Jo nuk po them zhgenjim, zhgënjimi ndodhi më vonë teksa ndaj këtij ndryshimi të psikozës së anëtarësisë nuk pati nga ana e strukturës qeverisëse dhe partiake të PD një qendrim të fortë, strikt dhe koherent duke bërë ndarjen e qartë që me LSI-në u bë vërtet një koalicion por ai është i diktuar nga rezultati i zgjedhjeve , porse identiteti dhe mbi të gjitha ai ideologjik i PD-së është i paprekur, do të vazhdojë të jetë i tillë. Pra kjo do të thotë se arsyeja e parë që unë gjej në këtë rast është që në PD përgjatë këtyre katër vjetëve ndodhi ndoshta një spostim ideologjik në programin e saj jo vetëm qeverisës por edhe në cilësinë e të qeverisurit .
Një arsye tjetër..?
Arsyeja tjetër është që ndaj këtij spostimi ideologjik , pra zbutja e qendrimit ndaj disa vlerave të liberaldemokracisë të konservatorizmit të PD që burojnë edhe nga historia e saj , solli në mënyrë të menjëhershme që në 2009 një ulje të vigjilincës të drejtuesve të lartë të PD-së duke e filluar me trupën e ministrave dhe më poshte me trupën e drejtorëve dhe të pjesës tjetër që kishte doza domethënëse pushteti në dorë . Për ta shtjelluar qënia në një kohë të gjatë e ministrave si në mandatin e parë dhe atë të dytë , cilësia jo shumë pozitive e qeverisjës në atë hapësirë të ministrave, drejtorëve apo dhe niveleve më të ulëta , të qënit të distancuar nga baza e anëtarësisë , madje deri në cilësi jo shumë pozitive të qeverisjes po themi në terma edhe të praktikave jo të shëndosha deri edhe korruptive politike, apo dhe më tepër sesa kaq, bëri që të ndodhë ajo që unë e quajta humbje e vigjilencës së PD-së ndaj anëtarësisë së saj. PD ka qenë gjithmonë shumë e ndjeshme ndaj zërit të bazës, madje vetë zoti Berisha ka qenë rasti më ekselent , ka qenë gjithmonë njeriu që mbantë në mënyre të drejtpërdrejt kontakte me anëtarësinë. Kjo që po ju them u shndërrua në sentenca të tilla saqë rëndom në ambientet e PD-së thuhej se telefonin e hap zoti Berisha nuk e hap asnjë nga ministrat. Dhe kjo ishte një aksiomë që u vërtetua gjithmonë e më tepër. Është pikërisht, për mendimin tim, fakti i humbjes së kësaj vigjilence , humbjes së ndjeshmërisë së trupës më të lartë qeverisëse të PD-së me bazën, një nga arsyet që solli në atë dështim të 23 qershorit.
Pra ju po flisni për një lloj arrogance të ministrave, që nuk hapnin telefonat..
Në rregull, ta quajmë arrogancë, por jo vetëm ministrat edhe niveket më poshtë.
Ka arsye tjetër?
Ndodhi që PD adoptoi një mënyrë strukturimi të bredshëm të tillë që nuk e stimuloi afrimin apo familjarizimin e mëtejshëm me bazën. Strukturimi u bë i tillë që në 12 qarqe në varësi edhe të strukturës ë kodit zgjedhor u krijuan grupe pune në krye të të cilit qendronin pikërisht ministrat. Ndodhi një fenomen i tillë , në dorën e kryetarëve të grupeve të punës , u centralizua pushteti administrativ i bashkuar në këtë rast me atë qeverisës , në mënyrë të natyrshme edhe ndoshta pa e kuptuar secili prej këtyre 12 kryetarëve të grupeve të punës. Ndodhi që ky centralizim të shkaktonte një revoltë nga anëtarësia e PD-së për shkakun se edhe për asrye të impenjimeve të shumëfishta të këtyre kryetarëve, kjo ndarje midis bazës dhe pjesës qeverisëse të ngarkohej edhe me një lloj revolte të brendshme nga ana e anëtarësisë.
Një arsye tjetër ishte që ky fenomen që u shfaq menjëherë pas zgjedhjeve të 2009 nuk pati një lloj reaksioni apo një lloj kundërpërgjigje nga kryesia e PD-së. Pavarësisht se pati sinjale të forta përkundrejt këtij administrimi jo të mirë të pushtetit të PD-së, nuk pati asnjë lloj procesi reflektimi.
Dhe e fundit në këtë linjë është fakti që strukturat e PD-së apo strukturimi apo procesi i refleksionit që do të duhet për çfarëdolloj sfide elektorale nuk e përndoqi të paktën mandatin e dytë, PD-në. Ndodhi që nuk u bënë zgjedhjet brenda partisë, para apo pas zgjedhjeve të 2009, as në zgjedhjet e 2011 pavarësisht se rezultati ishte pozitiv në tërësinë e vet, ashtu edhe në vitin 2013. Pra ndodhi kjo lloj asfiksie e strukturave partiake të cilat për shkak edhe të gjithë arsyeve të mësipërme u ekslipsuan nga një lloj strukturimi qeverisës.
Me fjalë të tjera struktura të qendrueshme partiake të PD-së, qendrestarët, ata që kishin qenë gjatë gjithë kohës në opozitë , deri në 2005, panë një ditë të bukur që rolin udhëheqës protagonist brendapartiak nuk po e luanin ata siç ata kishin dhënë dhe kontributin e tyre , por një pjesë e të emëruarve, drejtorë, përgjegjës apo administratorë lokalë në këtë rast. Dhe jo thjesht për arsye xhelozie por edhe për faktin tjetër që të ardhurit rishtaz në PD nuk e kishin aspak mundësinë që të ishin po kaq familjarë me bazën. Gjithë ky çedim është për mendimin tim një nga arsyet themelore që çoi në atë rezultat të 23 qershorit.
Po korrupsioni? A nuk ishte ai ishte një arsye e humbjes…?
Nëse do të flasim për përformancën e qeverisjes së PD –së në terma makro unë nuk mohoj edhe çështje të tilla si korrupsionin apo dhe të një cilësie jo përfekte të qeverisjes apo dhe aksione politike të filluara apo të cuara deri në fund edhe këto janë elementë të rezultatit . Nëse shohim rezultatin shifror, vërejmë që PS nuk ka pasur rritje në numër mandatesh apo dhe në shifra të elektoratit dhe ky është një konkluzion.
Në shifra po, ka marrë rreth 100 mijë vota më shumë…
E përkthyer në mandate pastaj nuk është , përveçse ka marrë një mandat më tepër . Ka ndodhur që LSI ka një dyfishim të rezultatit të saj jo vetëm shifror por edh të mandateve dhe ka ndodhur që kjo rritje e madhe e LSI-së ta gjejë respektivin e saj tek humbja apo gropa e krijuar në PD. E duke patur parasysh faktin e bashkëqeverisjes së katër vjetëve, kushdo mendon me të drejtë se këtu ka ndodhur një lëvizje tektonike e elektoratit. Simpatizantë (nuk po i quaj militantë të PD-së,) drejt LSI-së. Arsyet janë nga më të ndryshme por ajo cka unë them në këtë rast është që pyetja më e madhe që secili prej përfaqësuesve të PD-së do të duhet t’i bëjë vetes është jo pse këta njerëz shkuan tek LSI-ja. Kam dëgjuar gjithfarë legjendash për mjetet dhe mënyrat të përdorua nga LSI, për tërheqjen e këtij lloj elektorati, por është më e rëndësishme të kuptohet pse ky elektorat në grup, në bllok, pse kjo lëvizje tektonike ka ndodhur, pse i ikën PD-së dhe jo përse i shkuan LSI-së. Nëse do të bëjmë historinë e PD-së nga 2009 e më herët historikisht ky është një elektorat i cili ka qenë tek PD-ja. Dhe jo vetëm kaq por duhet të pranojmë se elektorati i djathtë është një elektorat sentimental , lidhjen e vet me PD-në e ka shumë të fortë e ka shpirtërore e ka ideologjike , por të gjithë këto elementë janë thyer aq sa kanë shkaktuar pikërisht këtë thyerje zemre tek ky grup i cili shkoi nga PD tek LSI. Kjo është mekanika elektorale që ndodhi më 23 qershor.
Po pse është thyer zemra e simpatizanteve, a e beni kete analize?
Pikërisht për atë humbje të vigjilincës… të arrogancës , të përtacisë politike, të humbjes së lidhjes së drejtpërdrejt me anëtarësinë, të mbivendosjes me struktura të krijuara rishtas më shumë qeveritare sesa partiake , me faktin që nuk ndodhën procese refleksioni dhe rifreskimi të PD-së, dhe të gjitha këto çuan në këtë humbje.
Flasim për të ardhmen e PD-së. Si e shikoni rolin e zotit Berisha në PD. Ju e dini që shumë mendojnë se ai duhet të vazhdojë të mbetet violinë e parë ne PD dhe duke mos qenë kryetar i saj”. Po ju si mendoni ?
Jo vetëm do të mbetet , por duhet të mbetet . Unë e kuptoj që figura e Berishës jo vetëm brenda PD-së por në të gjithë ambientin politik është figura me të gjitha dimensionet më të mëdha. Faktikisht ka gjurmosur të gjithë trajektoren e historisë së demokracisë nga 90 e këtej . Për një shumicë njerëzish kjo është një gjë pozitive , ka dhe një lloj pakice që e shohin këtë si një lloj asfiksimi të zhvillimit historiko-politik të Shqipërisë, dhe një orë e më parë presin që të ketë një ndarje të menjëhershme nga figura të tilla politike.
Pra ju mendoni që nuk është mbyllyr epoka e Berishës?
Sigurisht që jo, dhe nuk duhet të mbyllet. Unë po flas tani për dobishmërinë ndaj PD-së. Berisha nuk mund të ikë sepse PD nuk mund të ikë prej Berishës. E shoh në këtë lloj këndvështrimi qendrimi si një lloj garanti , si një lloj vigjilenti ndaj krijimit të figurav e të reja , staturave të reja politike , nuk është më jo një dëshirë e Berishës, është një detyrim për Berishën. Për mënyrën sesi u krijua PD dhe sesi u formatua figura individuale Berishës. Dua të them me këtë rast që zoti Berisha është figura që lindi nga momenti i ndryshimit të sistemit , në mënyrë të natyrshme do të ishte një figurë e dimensioneve të mëdha dhe të pazëvëndësueshme. Historia jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera demonstron këtë gjë. Kjo ishte sa pozitive por kishte dhe negativitetin e vet se një figurë e tillë që eklipsonte pothuaj çdo gjë një figurë e tillë që ishte ajo që kuronte çdo gjë në PD dhe jo vetëm në PD por edhe jashtë dimensioneve të saj, në një farë mënyrë solli edhe rezultat që të mos ketë ende sot figura silueta politike , karaktere politike të afta që që sot të vendosin një zëvëndësim të postit të kryetarit të partisë. Për këtë arsye ai ka detyrimin që jo vetëm të rrijë por është një rrjedhojë logjike dhe normale që zoti Berisha jo vetëm duhet të jetë aty , por duhet të jetë ky garanti i gjithë zhvillimeve të mëtejshme dinamike në PD
Zoti Alibeaj çfarë mendoni për idenë që me zgjedhjen e lidërshipit të ri të PD-së, me fillimin e sesionit të ri parlamentar , partitë e djathta të krijojnë një formacion stabël të së djathtës shqiptare. A duhet rithemeluar e djathta?
Jo nuk jam dakord. Ju thashë më parë se ajo që duhte të ndodh me PD-në dhe të djathtën nuk është thjesht dhe vetëm një koncentrim numerik apo emrash brenda një partie të vetme. Jo, do të duhet të jetë një diversifikim në pjesmarrjen e së djathtës jo më si një parti por si një kostelacion individësh dhe fluksesh politike.
Ndërkohë që e djathta, PD të themi si qendra e të gjithë këtij konstelacioni,do të duhet të mbledhë të gjitha këto burime të diversifikuara jo vetëm të shtresimeve sociale duke filluara nga ish të përndjekurit, ish pronarët, inteligjenca rinia e të tjerë por edhe parti të tjera të cilat ruajnë identitetin e tyre ndonjëherë historik ndonjëherë edhe kontemporan pra të kohës së fundit. Pra nuk do të ishte për mendimin tim , gjithsesi mekanika sesi do të zhvillohet do të vërtetohet , por për mendimin tim do të ishte e shëndetshme dhe do të sillte dobishmëri për të djathtën pikërisht ruajtja e identiteteve por mbi të gjitha krijimi i një standardi vlerash politike dhe etike rreth të cilit do të duhet të bashkohemi.
PD herën e fundit që ishte në opozitë, ne periudhen 1997-2005 pati dy lloj qendrimesh, njëri ishte me protesta në rrugë 1997-2001 dhe më pas me një opozitë të fortë denoncuese në parlament në periudhën 2001-2005. Cfarë roli do t’i shkonte më për shtat PD-së ne këtë periudhë politike që ndodhemi ?
Opozicioni në parlament pavarësisht numrave.Sepse duhet të kemi parasysh edhe numrat janë të tillë të cilët nuk mund të japin dhe shumë instrumenta në dorë. Për mendimin tim ky lloj numri është dhe pozitiv për faktin që opozicioni nuk do të ishte thjesht i karakterit bllokues siç ndodhi me PS-në që kishte një numër bllokues .Fakti që kemi një numër të tillë nuk të shtyn në ngasjen e të qënit destruktiv apo pengues në jetën parlamentare do të çojë në mënyrë të natyrshme, unë besoj, në një lloj opozitë të inteligjencës dhe të intelektualëve. Ajo që thuhet shpesh edhe nga dy kandidatët, opozita morale do të duhet të jetë e tillë jo vetëm demaskuese për cilësinë e qeverisjes që me të gjitha gjasat nuk do të jetë aspak pozitive , por të një opozicioni i cili të ofrojë njëkohësisht me maxhorancën setin e vet programativ apo të ideve të veta se si do të ishte më mirë të bëhej apo të qeverisej vendi. Pra jo opozitë e vrazhdë . Absolutihst jo. Pra nëse do të kishim histori të sjelljes aspak europianiste nga ana e maxhorancës, pra të një sjellje që nuk lidhet me cilësinë e qeverisjes, sigurisht që edhe veprimet dhe aksioni opozitar do të duhej t’i përgjigjej dhëmbë për dhëmbë e sy për sy në këtë rast. Tek e fundit kur cënohen rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe aksioni opozitar do të duhet të jetë me të njëjtën monedhë. Unë i shkoj gjithmonë opozitës e cila të jetë e arsyes politike, e vlerave politike, e të qënit bashkëpunues edhe kur këto vlera bashkëndahen edhe nga maxhoranca.
Zoti Alibeaj ka njerëz që mendojnë se PD do ta ketë të vështirë ringritjen, ju e shikoni të vështirë aq sa ta ketë të vështirë rikthimin në pushte në 2017?
Demokracia është një rend, një rregull i cili nuk vuan se paku nga një gjë mungesa e aftësisë për të krijuar opozicion. Kjo është një aksiomë politike që është vërtetuar gjithmonë. Gjithmonë ka hapësirë për të krijuar opozitë dhe opozitarizëm. A do të jetë ky PD apo jo ? Une besoj që është e sigurtë që do të jetë PD-ja. Kjo për faktin se nga zgjedhjet e 23 qershorit PD doli e humbur jo për shkak të cilësisë së qeverisjes jo për shkak të përformancës së qeverisjes, se ajo në aspektin makro si në aspektin ekonomik , atë infrastrukturor në atë të politikës së jashtme, dhe në atë të hapjes së vendit apo dhënies së saj identitet në politikën rajonale dhe ndërkombëtare absolutisht është një nga përfomancat më pozitive që eshte arritur . E për këtë besoj unë do të duhet të jetë krenar çdokush nga demokratët madje dhe më tepër se demokrat dhe kjo është tendencë që ka për t’u rritur . Kështu që në këtë aspekt PD nuk del me faqe të zezë nga 23 qershori. Absolutisht ka një problem serioz mendoj unë siç e thashë edhe më parë të organizimit të brendshëm, gjë që është lehtësisht e rikuperueshme. Me një mea culpa që do të duhet të bëjë gjithësecili jo vetëm kryetari i ri i partisë , me një analizë serioze me vendosjen dhe identifikimin e saktë të asaj çfarë nuk eci mirë në këtë organizim të brendshëm partiak në këtë arrogancë qeverisëse dhe mosmbajtjen afër të segmenteve miltanteske të PD-së, unë besoj se është lehtësisht e rikuperueshme. Me një proces që do të bëjë të mundur rizgjedhjen e të gjithë atyre që aspirojnë për tu marrë me politikë, me krijimin e hapësirave dhe për flukset e tjera publike më tepër sesa politike është lehtësisht e mundshme që PD në mënyrë të shpejtë dhe të afërt të jetë opozitë jo vetëm morale siç thuhet por edhe e numrave në popull.
Marre nga Prizem ne “Albanian Screen”

Llafe e vetem llafe. Aleancen me LSI e deshet te gjithe se ndryshe do te ishit ne opozite.
Ju qe moret poste dhe bete para ti ngrini nje permendore Monikes dhe Iliri. Etja per para e Monikes ju solli juve ne pushtet, ju beri me kostume firmato e pse jo dhe me te dashura.
Vetem ne nje parti FASHISTE nje antar i saj mund te flase si ky KELYSHI i BERISHES!
Sala i ka llaftarisur keta dhe pse ka pesuar humbje katastrofike keta thone rrofte udhehqesi.Dhe thone pse udhehoqi Enveri 50 vjet sot me gjithe kete zhvillim mediatik dhe te thuash rrofte udheheqesi eshte cmenduri shqiptare me sa duket srrojme dote pa udheheqes te lavdishem si shoku Sali.
Me vjen shume keq qe disa pinjolle te Pd nuk po kuptojne shkakun e humbjes .Kjo eshte nje e keq qe do te kete kosto per vete Pd por dhe per ata qe realisht duan nje Pd me standarte qe te justifikojne vete partine.
Argumentet e Aibeajt jane shume te cekta bile do ti quaje furca per Arqitektin e deshtuar. Pd nuk humbi as nga Ministrat e as nga koalicjoni me nje parti te majte. Ka shume arsye te tera qe keta ,te perkedhelurit e Berishen ,nuk po kuptojne ,ose nuk duan ti nxjerrin petet lakrorit-
– Brenda Pd qysh nga koha e veteshpallur si e tille eshte bere nje lufte pa parime e regulla demokratike . Sundimi i Berishes ka qene dhe mbetet apsolut gje qe bie ndesh me vete parimet e demokracise .Nje parti kryekeput ne duart e nje personi qe ka imponuar dhe rregullat brenda saje .Fakte per kete ka sa te duash qe dihen shume mire .
-Doli si parti kunder elementve komunist dhe u kthye me e censuruar se ajo qe lam pas . Ashtu sic vrau e eliminoje Hoxha kundershtaret po te njejten taktike ndoqi dhe Berisha .Bile ja kaloje kur ne 97 drejtoje ushtrine kunder popullit te Jugut.
– Cdo gje e vuri nen kontroll duke mos lene asnje hapsire per garim te ndershem ne zgjedhjet parlamentare e ato lokale .Kjo polli semundjet e korrupsjonit ne cdo fushe ,mashtrimet dhe manipulimet e zgjedhjeve ,shitjen dhe blerjen e votave dhe me e keqja krijoi ushtrine Blu.Futi sistemin e detyrim percaktimit duke thyer rende ligjin themelor te demokracise .Lirine per te zgjedhur dhe votuar sipas deshires .
-Monopolizoje ekonomine ne duar te elementve qe perfaqsonin partine e tije .Stimuloje pjestare te familjes dhe te rrethit familjare ne punet shtetrore per perfitime te majme te pa merituar.Nnxiti biznese qe ti sherbenin sa here qe te kishte nevoje per mbeshtetje politike .
-Zhvilloje nje jete parlamentare duke perdorur forcen e kartonit me fyerje e percmime per opoziten .Keto dhe shume deshtime te tjera qe duan kohe te analizohen jane disa nga arsyet e verteta te renjes se kesaje partie.
NE KOHEN E LEK DUGAGJINIT KAN THENE MALSORI KUR TI HYP KALIT
NE SHPIN NUK I ZBRET PER PA E VRA POR DOLI NDRYSHE GERRBANI I
NENES SHEQERE I ZBRITI KALIT ME LOT PER FAQE TUJE VAJTU KUKLLAT FASHISTE KTA ZAGAR HAJDUT PO BETOHE PER LUFT LULECI ME PRIARDHJ KOSOVR ESHT PJELL E ATYN QENVE SERB CIQ ISHTE- SINA HASAN-ALI SHUKRU -RRAHMAN MORINA E SHUM TE TJER;
I shkreti ti vetem fjale asnje gje konkrete nuk thua Edhe te vdekur Berishen e ke frike Me vjen keq per ty se ke qene student shume i mire me kane thene Tani qe Berisha te hodhi si limon te pakten shprehu hapur Nuk e di se nga kush ke frike Kur te behet per te ardhur ne pushtet PD Sala yt qe e ke kaq frike nuk do kete takat te ngreje as breket e veta do jete shume i vjeter por eshte dhe turp qe te vije ne pushtet me ate njeri I shkreti ti je dhe nga Skrapari me kane thene .
Me keto qe thua ore djalosh tregon se mbetesh qurranjos. Qurranjos eshte ai person, i cili edhe pse e sheh realitetin, mbyll syte dhe deklaron ate qe do te shohe me symbyllur. Ketyre me te vertete i paska shpetuar shurra nga Sala. Si more spaske nje “burre” e ti dale hapur ti thote: prej teje e humbem!
Po pse more qyrranjos, nuk ishte Saliu prepotenti e arroganti. Sjelljet e ministrave te tij jane si lepuj para atyre te Saliut. Asnje prej tyre nuk i afrohet dot per nga ekstremi dhe arroganca Saliut. Do prova! Merri gjitha lajmet e tre muajve te fundit e shikoji. Merri deklaratat e Saliut pas ngjarjeve me te bujshme skandaloze. Atehere, dil e fol. SAHANLEPIRES!
Ky eshtë një politikan që perserit ide të të tjereve,behet recidiv,-qesharak-kur vend dhe pavend(si shume kopjac të tjerë ne PD)perdor fjalen performancë(manjerizêm abstrakt)dhe e zhyt veten në fjalomani,ku shpesh humb mendimi ngaqe nga katundar (jo fshatar se fshataret kane dinjitet dhe kulturen minimaliste të mos rrjedhin nga trutë) u bë qytetar dhe u ngjit me pompe ne Kasten e PD,kerkon te riciklojë të vetdorhequrin Berisha,nje vrases i peshtire ky i pandeshkuar ende nga drejtesia!Nje milion votat kunder,ky gagarel i c’edukuar,i bën dalje duke mos kuptuar se vdekja e PD dhe Saliut jane fryt i banezise së tyre dhe moralit te dobët!Ky zgjedhjen e dy boleve të Berishës,Olldashit te korruptuar dhe Bashes vrases e quan normalitet dhe garë të ligjshme,kur ajo vetem gare demokratike nuk eshte,jo vetem sepse eshte e paracaktuar fituesi,por se eshtë thyer komplet “kushtetuta”-Statuti i PD dhe meqe ka qene drejtues ne drejtesi, duhej te ishte shprehur,perse nuk u be kongresi i jashtzakonshem,te konkurohej sipas statutit dhe te votohej për fituesin!Anashkalohet dhe kjo duke treguar se ky “politikan”alifmatrak” i verbuar nga deshtimi,kerkon dhe arrin spostimet duke na treguar se kufoma PD, tani nuk ka shanse ringritje!Ate e varrosi Sovrani dhe perpos zhvillimeve botrore,ku vdekja e partive politike eshte ceshtje kohe,sepse nuk do kete me Njesha dhe lista deputetesh qe ti propozohen Sovranit,por Sovrani me revolucionin Web, do zgjedh deputetet,Qeverine,Presidentin,direkt nga divani,pa bere shpenzime te tmerrshme si Sali shpella per fushata e reklamë!…Veshtire se i kupton keto ky politikan i partizuar,gjersa shpreson ende kufomen Sali,te cilin e presin mesiguri prangat!Shqiperia ju afrua Europes, me sakte Italise,ku Sovrani me 23 qershor varrosi pergjithmone nje parti politike monstruoze, te korruptuar dhe hajdute te votës se Sovranit,vrasese shqiptaresh disa here!Me varrosjen e PD, u varros dhe i mbeturi me orjentimin ramizist ne krye, ish komunisti stalinist,Sali Berisha!Kjo eshtë fitorja e parë e Sovranit shqiptar,neser do vdesin prej tij partite e tjera, ndaj Rama-Meta,kane shansin historik,të vdesin si burrat,jo si Saliu…Për 300 dite Rama-Meta monitorohen prej Sovranit dhe duhet te kuptojne se ose të bejne histori duke zbatuar provramin elektoral, pse per mungese arritjesh t’ja lene Sovranit te drejten te zhduk nga faqja e dheut,partite politike dhe te zgjedh ai,vetem ai drejtuesit e tij.Pas 300 diteve nese nuk ka vepruar drejtesia ndaj vrasesit te shqiptareve dhe nuk jane bere reforma e shtet me pergjegjesi për shqiptaret, aty si Tsunam do vershoje,si ne vende të tjera(Gjermani,Angli, France,SHBA,Kanada, Australi,etj…movimento albanese 5 stelle!Dhe nuk do të kete NJESHA,si rikerkon te vdekurin qe ecën,Berishën,ky recidiv…È ardhmja e partive pilitike eshte vdekja e tyre, qe Sovrani të mos kete banda me militante dhe bandite mbi krye!…Edhe Shqiperia do lulezojë ne demokracine e vertet të bërë nga SOVRANi qe vdiq pilitikisht Sali Berishën dhe partine e tij fantazme, PD!
Enkelejd Alibeaj…
me mire te mos e kishe ofruar kete bisede!
Ka ende njerez ne kete vend qe, mbase per nostalgji, shpresojne se prej ish-shtresave te persekutuara do kete ende vazhdues te denje te dinjitetit te atyre qe i qendruan dhunes…
Njeri nga emrat ishte edhe juaji.
Ke shprehur disa pozicionime te tilla, por ne kete interviste.
Nese vertete mendon se Sali Berisha nuk duhet flakur me mos-mirenjohje ose laperdhi, sic thuhet se po e bejne ata te klanit, apo le te themi …Robert Papa (!!!), do te mund te justifikoheshe. Nese beson vertete se Sali Berisha do duhet ta sundoj edhe me tej PD-ne, pra se ka qene fat qe nje ish komunist i thekur, Pal Mlysh i se majtes se vjeter ne radhet e PD-se, atehere ti je nje viktime dhe asgje me teper…
Nuk do deshironim te shpreheshim keshtu edhe per ju (si per nje pjese te madhe te lidershipit aktual te PD-se, qe s’kane asnje lidhje historike, kulturore apo intelektuale-moderne me Te Djathten si koncept euro-amerikan), por kjo interviste juaja eshte totalisht zhgenjyese…
Nuk po bejme fjale per pushtet dhe karrike: edhe me keta ti mund te rikthehesh ne krye, por Alibeaj nuk behesh dot…
TI ALIBEJ E PARA JE NJE FSHATAR PA TOKE,E DYTA LSI JU MBAJTI NE PUSHTET E TRETA TI JE NJE SERVIL,SE NUK E THUA TROC QE PD U KTHYE NE KORUPSION NGA GJYKATAT,NGA PROKURORIA,NGA POLICIA E KULICIT,NGA AROGANCA E QEVERISE NGA TOKAT QE NE SI MOREM,NGA PAPUNESIA,NGA PASIGURIA E JETES,JU KETO NUK I THONI TROC SE KRNI FRIKE,QE DO TE THOTE JU LEGENA POPULLI JU DENOJE ME VOTE,DHE MOS DIL ME ME KETE FYTYRE,PO DIL ME DINJITET DHE THUE TE VERTETEN SI ESHTE ,SE POPULLIN NUK E GENJENI DOT,PO GENJENI VETEN,POPULLI JA U DHA PERGJIGJEN ME VOTE ,QEVERISE SE KORUPTUAR BERISHA
Une them, kush te doje violine e pare, ndersa Sala te vazhdoje daulle e pare.
Ky ishte me idioti i pdeistave .Nje njeri qe i pelqente vetja megjithse ishte idiot
Kurse Genc Ruli thutuqi violine e dyte.
Nuk mund te pritet opinion tjeter nga nje njeri fare pa karakter, dhe medemek i ‘mencur”.
Keta jane exemplare,pervecse i thurin lavde Kim Ir Sen-it albanistanas,nuk thone asgje tjeter.Llogjiken injorante qe kane hedhur demokratet per humbjen,e kane bere argument.Keshtu si e kane nisur keta,edhe per 100 vjet nuk vine ne pushtet.Me te tilla budallalleqesh po behen gazi i miletit,dhe harrojne se per keto idiotizma kane humbur.Ky talebani dashka me kap ndonje pozicion ne parti,se ja bente qejfin Kimit albanistanas pa dogane fare.
Enkelejd ke marre titullin Haxhi se ke bere pelegrinazh ne Meke dhe ne malin Arafat, ke gjuajtur Shejtanin me gure, kur e pe shejtanin a kishte gje pamjen e Sali Kriminelt ? Z. Haxhi Alibeaj takeme si puna jote kane qene ministra sikurse edhe ti Min. i Drejtesise (vetem drejtesi nuk bere) shteti me i korruptuar ne Europe. Arrogancen e kane fodullet qe u bene miliardere brenda 1 viti, nuk eshte moshapja e telefonit nga ministrat z. Haxhi Koqja, por varferimi i qytetareve dhe berja miliarder e Baba Saliut me 40 hajdute dhe pushteti i famisjes se Sulltanatit. Papunesia, varferia shiko lista e dyqane ushqimore, babezia e pushtetareve, krimi i pakontrolluar dhe i mbrojtur nga shteti e policia e shtetit, kapja e pushtetit nga mafia, shitja e Shqiperise 1 euro, falja e detit Greqise, kontrobande armesh, furnizimi i Milashevicit me karburant, Gerdeci 26 te vdekur, vrasja ne bulevard e 4 protestuesve, korrupsioni ne gjykata, tatime, dogana, arsim shendetesi, militantizmi i tere struktures qeveritare, dhunimi i nxenesve te nxjerre ne mitingjet e PD-s. Ryshfeti qe eshte PIN-i per te hapur cdo porte e zyre qeveritari. Keto edhe bema te tjera tuajat si vjedhja dhe deformimi i votes se qytetatreve, keto jane shkaqet e humbje me nock out te PD zoti Haxhi Alibeaj. Z. Haxhi koqja PS mori + 35 mije vota me shume se gjithe aleanca e djathte e 25 partive dhe ndaj Pd, PS mori +187 mije vota me shume, si nuk paska rritje PS ore delenxhi. Ti ne zgjedhjet e 2009 leshove kriminelet per te terrorizuar votuesit, qe perben krim te rende dhe tradheti ndaj popullit shqiptar. Kjo humbje eshte reale per PD se ti dhe shoket e tu si Lulezimja, Olldelja e te tjere nuk vodhet dot aq sa kishit menduar, u ngeci sharra ne gozhen e Edit. Po ju perseri bete vjedhjke dhe ti nuk ke turp, pse nuk permend qe diten e zgjedhjeve erdhen mijera turiste kosovar tradhetar, qe votuan per ju e te nesermen u kthen se e kryen misionin e poshtersise. Mos dil me z. Haxhi Alibeaj e si fetar i ” Thekur ” qe je beji ndonje nuske Lulzimes, se ate ke qejf ti per KRYE.AR te PD. Toc
Violine e shurdhet, po si kur ishe edhe ti Albeja, nje “politikan”me sjellje rrugaqerie, po si edhe te tjeret pa s teje, dhe keta dy garuesit tuaj. Berisha ishte takeqesisht, dhe nuk eshte me fatmiresisht, bashke me juve klanin me klonist te pa identite. Shkoi shemtia shqiptare, shpetoi Shqiperia, Erdhi civilizimi dhe demokracia e kohes se qytetrimit.
Ky qenka hu fare. S’ paska marre vesh asgje. Mjere ky mjeran.
Pa bërë analizën e shkaqeve të humbjes dhe katandisë së pd-së, nuk mund të fillonte fushata e zgjedhjes së kryetarit të ri de juro, sepse de facto violinë e parë e thotë dhe vetë Alibeja, mbetet në përjetësi, Sali Berisha dv(djalli vetë). Por realiteti tregon se asnjë analizë e vërtetë nuk do bëhet, sepse kryetari i ri i preferencës së kryetarit të vjetër, do nxjerrë në pah vetëm ato “gabime” apo “të meta” që do i diktohen nga kryetari i vjetër, dv. Kështu pd-ja ishte, është dhe do të jetë ajo që ishte. Pa asnjë ndryshim mendimi, vizioni, mentaliteti. Të gjithë mbajnë ison e “padrinos” dhe do duartrokasin kryetarin e ri, të propozuar nga “padrino” dv.
Përsa i takon të drejtës së opozitës jo vetëm morale por dhe të numrave në popull, për të ardhur përsëri në pushtet, është e sigurt se me violina si Ruli e ty Alibeaj, pd–ja mbetet e shkallmuar për shumë vite të tjera, deri sa të gjejë gjakun e ri, fytyrat e reja, mendësitë e reja, që do të jenë vertikalisht dhe horizontalisht në kundërshtim me politikën e deritanishme të “padrinos”.
Ju nuk po bëni asgjë tjetër, veçse po ushqeni akoma elektoratin e djathtë, se gjoja partia paska bërë disa gabime “teknike” të organizimit të brendshëm ndaj militantëve dhe se kjo do ndreqet nga kryetari i ri, i cili ka filluar tashmë ti mëshojë shumë kësaj teze teknike. Ndërsa teza e humbjes së vërtetë ndaj shkeljes me këmbë të popullit në çdo skaj të Shqipërisë, as nuk përfillet si fakt. Partia po i mëshon vetëm mënyrës së gabuar të qasjes ndaj militantëve. Sepse gomari i pd-së gjithnjë nga ai vesh çalon, vetëm tek pushteti!
Ndërsa zhytjen në varfëri, papunësi, korrupsion, mashtrime, vjedhje, nepotizëm në administratë, pa aftësisisë, politikave të munguara sociale, mos zhvillimit të vendit sipas burimeve pasurore natyrore krahinore, shitjes së pasurisë së përbashkët kombëtare për një lek, përvetsimit të pronave dhe të ardhurave të pamerituara e me fallsifikime, ngritjes së “Familjes” në piedestal të paprekshëm, të gjitha këto nuk janë analiza që i takokan qeverisë së pd-së, sepse sipas Alibeajt kjo na paska qenë qeveria më e suksesshme deri më sot!Dhe bile demokratët apo dhe përtej demokratëve, duhet të ndihen krenarë për këto suksese! Sa imagjinare dëgjohen këto pohime të bëra nga ministra të dikurshëm të pd-së!
Po vallë pse morëm mundimin ne qytetarët dhe votuam?! Po pse e deshëm ne qytetarët kaq shumë këtë ndryshim?! Pse u ngrit Shqipëria nga veriu në jug dhe i tha Jo pd-së?!
Kur ti përgjigjen saktë dhe qartë këtyre pyetjeve titullarët e pd-së, atëhere do u lindë e drejta morale për të qenë opozitë konstruktive.
Ndërsa rruga drejt numrave në popull, është shumë, po shumë larg tej në horizontin e paarritshëm për pd-në siç është sot! Sepse Z. Alibeaj, pikërisht ky ka qenë dhe gabimi fatal i politikës tuaj gjoja demokratike. Ju e keni llogaritur gjithnjë popullin thjesht si “numra teknikë”, sa ju dalin plus dhe sa ju dalin minus. Asnjëherë për ju populli nuk ka qenë në vëmendje të politikës suaj, si qenie humane, me të drejta të plota si dhe ato të “familjeve apo të dashurve tuaj”. Popullin ju e keni konsideruar si qenie pa vlerë, përveç shifrës zgjedhore, e keni konsideruar si qënie që nuk paska as të drejtën më minimale të punës, sepse atë e kishit kthyer në privilegjin tuaj. E keni konsideruar si qënie që nuk paska të drejtën e mirëqënies qoftë të jetës së përditshme apo dhe të mbulimit shëndetsor, sepse ajo ishte vetëm privilegj i familjeve tuaja. Gjithçka e familjeve tuaja, ishte në q
në qendër të vëmendjes. Ndërsa për popullin, u kujtuat vetëm më 23 qershor, kur morët mandatën e humbjes! E pra bëni këtë analizë të mirëfilltë dhe atëhere mbase do i kuptoni shkaqet e vërteta të humbjes.
Sa turp komenton z.Alibeaj,gjate gjithe emisionit te kam ndigjuar me vemendje si Qetetar i Shqiperise,te ketij vendi qe e duham aq shume.Sa turp edhe pse populli votoi per te majten.Do te benit mire te flisnit drejte per humbjen e PD,nje humbje e thelle e pa pritur jo vetem nga militantet e PS por edhe te PD,Edhe analisteve servil te PD,zoterive Dritan Hoxha,Prec Zogai,Prefesorit nga Labinot fushe nga Elbasani z.Sajmir Cili,ai maloku Shkelqim Peka qe vetem Gazetar nuk mund te jete ai.Sa turp dhe tv qe therasin keto analist sahan lepires te Saliut e te PD,harova te permend edhe Fari Balliu te gazetes
2-E vazhdoj Fari Boalliu qe ne kohen e Enver Hoxhes ju servilos z.Pali Miska qe te behej gazetar i zeri te Popullit,gjersa u be.Mbas viteve te diktatures na vjen ne jete me gazeten 55 qe vetem gazete nuk quhet ajo,do ti thosha ketij njeriu te behet bure e ti thote popullit sa piktura te vjerit te tij t
Eshte sigurisht natyrale qe Berisha nga mesfushor i shkelqyer i Partise Semokratike.
Te kaloi ne trajner akoma me i hatshem e i jashtezakonshem te saj.
Kur nderkohe gjigandi Berisha qe eshte mesuar gjate gjithe jetes se tij te punoi 18 ore non stop.i leshoi dy silurat per zevendesimin e tij.
Siluraku Lulzim basha mbrin me pare ne vendin e percaktuar.
Sali Berisha kish te gjithe te drejten e Zotit qe pasi dha doreheqjen te rikandidonte perseri per kryetar te Partise Demokratike.
Ashtu si paraardhesi i tij Edi,qe dha doreheqjen,gjeti nje Lakeror(byrek) e rikandidoi e u be perseri Kryetar i Partise Socialiste.
Lehtesisht dhe Berisha mund te gjente ne petll ne vend te byrekut dhe e kishim perseri ne krye te partise Demokratike